Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni të filloni studim që në vizitën e parë. Nëse e kanë librin ose nuk pranojnë studimin, mund të ofroni një broshurë ose një revistë të vjetër të përshtatshme për personin. Shkurt: njëri nga librat A ka një Krijues që interesohet për ju?, Sekreti i lumturisë familjare dhe Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Prill: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Me ata që tregojnë interes, ofroni edhe fletushkën A do të dish të vërtetën? Dhe përpiquni të filloni një studim biblik.
◼ Duke filluar nga muaji shkurt, fjalimi publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «A është siguria jote te Jehovai?»
◼ Duke filluar nga numri i 1 shkurtit 2012, në Kullën e Rojës për publikun do të dalë një rubrikë me titull «Mësimet e mia të Biblës». Ajo do të botohet që prindërit ta përdorin me fëmijët e moshës tre vjeç e poshtë, kështu që herë pas here do të dalë në vend të rubrikave «Mësojini fëmijët» dhe «Për të rinjtë».