Të rinjtë pyesin—Si mund të bëj miq të vërtetë?
Jehovai i ka krijuar njerëzit që të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të krijojnë miqësi. (Prov. 17:17; 18:1, 24) Që këto marrëdhënie të jenë dobiprurëse për të dyja palët, duhet t’i zgjedhim miqtë me kujdes. (Prov. 13:20) Pasi të shihni DVD-në Të rinjtë pyesin—Si mund të bëj miq të vërtetë?, përpiquni t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme.
Hyrja:
(1) Çfarë është një mik i vërtetë?
Pengesa për miqësinë:
(2) Si mund të kapërcehet ndjenja e mënjanimit nga shoqëria? (Filip. 2:4) (3) Pse duhet të jemi të gatshëm të përmirësojmë personalitetin dhe kush mund të na ndihmojë për këtë? (2 Kor. 13:11) (4) Si mund të krijojmë mundësi që të bëjmë më shumë miq?—2 Kor. 6:13.
Miqësia me Perëndinë:
(5) Si mund të zhvillojmë një miqësi më të ngushtë me Jehovain dhe pse ia vlen të përpiqemi? (Psal. 34:8) (6) Kur e bëjmë Jehovain mikun tonë të ngushtë, si do të kemi miqësi më të mira edhe me njerëzit?
Lloji i gabuar i miqve:
(7) Cilët mund të quhen shoqëri e keqe? (1 Kor. 15:33) (8) Në ç’mënyrë miqtë e gabuar mund ta shtyjnë dikë drejt shkatërrimit frymor?
Një dramë moderne:
(9) Çfarë mësojmë nga tregimi biblik i Dinës? (Zan. 34:1, 2, 7, 19) (10) Si e justifikoi Tara miqësinë e saj me të rinjtë jobesimtarë? (11) Në çfarë situatash të rrezikshme e çuan Tarën shokët e saj të shkollës? (12) Pse nuk arritën prindërit ta kuptonin se në ç’gjendje të rrezikshme ndodhej ajo, por me çfarë qëndrimi e ndihmuan të rimëkëmbej nga ana frymore? (13) Si tregoi një motër pioniere se ishte shoqe e vërtetë për Tarën? (14) Për çfarë ndryshoi pikëpamje Tara?
Përfundimi:
(15) Çfarë keni mësuar nga kjo DVD? (16) Si mund ta përdorni për të ndihmuar të tjerët?
Le të zgjedhim miq që do të na ndihmojnë të ruajmë miqësinë më të rëndësishme nga të gjitha—miqësinë me Perëndinë!—Psal. 15:1, 4; Isa. 41:8.