BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/13 f. 2
  • T’i mirëpresim!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • T’i mirëpresim!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Do të jepet një dëshmi e fuqishme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Të mirëpresim të ftuarit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Si mund t’u vijmë në ndihmë të pranishmëve në Përkujtim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Ta falënderojmë Jehovain për dashamirësinë e tij
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 3/13 f. 2

T’i mirëpresim!

1. Cili rast na jep një mundësi të shkëlqyer për të dhënë dëshmi dhe pse?

1 Përkujtimi i përvitshëm na jep mundësinë më të mirë për të dhënë dëshmi. Mendoni pak: këtë vit pritet që mbi dhjetë milionë vizitorë të ndjekin Përkujtimin e të dëgjojnë për dy shprehjet më të mëdha të dashurisë që dolën në pah falë shpërblesës. (Gjoni 3:16; 15:13) Do të mësojnë për bekimet që mund të marrin falë kësaj dhurate të Jehovait. (Isa. 65:21-23) Megjithatë, oratori nuk është i vetmi që do të japë dëshmi në këtë rast. Të gjithë ne do të kemi mundësi të japim një dëshmi të fuqishme duke i mirëpritur me ngrohtësi vizitorët.​—Rom. 15:7.

2. Si mund t’i mirëpresim ngrohtësisht vizitorët?

2 Në vend që thjesht të zini vend e të prisni në heshtje derisa të fillojë programi, pse të mos merrni iniciativën e të prezantoheni me ata që keni pranë? Vizitorët mund të jenë në siklet dhe në padije të asaj që do të bëhet. Prandaj, buzëqeshja jonë e ngrohtë dhe një përshëndetje miqësore sigurisht do t’i ndihmojë të ndihen rehat e të mirëpritur. Për të kuptuar nëse dikush ka ardhur ngaqë ka marrë ftesën, mund ta pyesni nëse është hera e parë që vjen në një nga mbledhjet tona ose nëse njeh dikë në kongregacion. Mund ta ftoni të ulet pranë jush dhe ta ndihmoni me Biblën dhe librin e këngës. Nëse do ta ndiqni Përkujtimin në Sallën e Mbretërisë, mund t’i bëni një vizitë të shkurtër të saj. Pas fjalimit tregohuni të gatshëm t’u përgjigjeni pyetjeve që mund të ketë. Nëse duhet të largoheni shpejt që t’ia lini Sallën një kongregacioni tjetër, mund t’i thoni: «Doja të dija mendimin tuaj për programin. Si mund t’ju kontaktoj përsëri?» Pastaj merrni masa të ndiqni interesin. Pleqtë do të jenë të vëmendshëm sidomos të inkurajojnë lajmëtarët joaktivë që ndjekin Përkujtimin.

3. Pse është e rëndësishme të marrim iniciativën për t’i mirëpritur vizitorët në Përkujtim?

3 Për shumë vizitorë kjo do të jetë hera e parë që shijojnë gëzimin, paqen dhe unitetin e parajsës frymore që kemi ne si popull i Jehovait. (Psal. 29:11; Isa. 11:6-9; 65:13, 14) Ç’do të mbajnë mend nga ky rast? Kjo do të varet shumë nga përpjekjet tona për t’i mirëpritur.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo