Një rubrikë e dobishme për shërbimin
1. Cilat janë dy pikësynimet e rubrikës «Bisedë me një të interesuar»?
1 Herë pas here, në Kullën e Rojës për publikun del rubrika «Bisedë me një të interesuar». Kjo rubrikë ka dy pikësynime—t’i paraqesë mësimet biblike në mënyrë tërheqëse dhe të na tregojë si të arsyetojmë me takt mbi tema të caktuara. (1 Pjet. 3:15) Si të përfitojmë sa më shumë nga këta artikuj?
2. Si ta përdorim këtë rubrikë në shërbim?
2 Përdorini në shërbim: Mund të ruani disa kopje të Kullave të Rojës që përmbajnë artikuj nga kjo rubrikë. Kur i zoti i një shtëpie, një i interesuar a student i Biblës ngre një pyetje ose kundërshtim që është trajtuar në një prej këtyre artikujve, jepini një kopje të revistës dhe pyeteni në mund ta diskutoni bashkë. Nëse nuk keni një kopje të shtypur, pse të mos e shkarkoni nga siti jw.org/sq?
3. Si ta trajtoni një nga këta artikuj me të zotin e shtëpisë?
3 Si ta trajtoni një nga këta artikuj me dikë? Disa e ftojnë personin të lexojë me zë fjalët e të interesuarit, ndërkohë që vetë lexojnë fjalët e Dëshmitarit. Ky diskutim rreth dialogut të shtypur mund të jetë i efektshëm, sepse i jep mundësi individit të analizojë bindjet tona pa u vënë në siklet.—Ligj. 32:2.
4. Si t’i përdorim artikujt e kësaj rubrike që të stërvitemi për shërbim?
4 Stërvitni veten dhe të tjerët: Teksa lexoni këta artikuj, vini re shkrimet, ilustrimet, linjën e arsyetimit dhe tonin që përdoret. Pastaj provoni të njëjtën metodë në shërbim. (Prov. 1:5; 9:9) Një motër tha: «Të lexosh këta artikuj është si të mësosh nga një pionier ‘i përkryer’, një që gjithmonë ka përgjigjen e duhur.»
5. Si t’i ndihmojmë studentët e Biblës të përgatiten për shërbim?
5 Mund t’i përdorni këta dialogë edhe për të ndihmuar studentët e Biblës të përgatiten për shërbim. Lexoni së bashku informacionin dhe lëreni të bëjë rolin e lajmëtarit. Kështu, studentët mësojnë të shprehin bindjet e tyre me takt. (Kolos. 4:6) Po, këta artikuj janë një nga shumë mënyrat si na ndihmon Jehovai të ‘kryejmë plotësisht’ shërbimin tonë!—2 Tim. 4:5.