Pamja tërheqëse e fletushkave të reja
1. Cilat botime për shërbimin kanë pamje të re tërheqëse?
1 Në kongresin krahinor të vitit 2013 ‘Fjala e Perëndisë është e vërteta!’ dolën pesë fletushka të reja. Këtyre fletushkave iu shtua edhe Lajmërimi i Mbretërisë nr. 38, me titull «A mund të ringjallen të vdekurit?» Të gjitha këto fletushka kanë karakteristika të reja tërheqëse. Pse janë bërë këto ndryshime? Si mund t’i përdorim mirë veçoritë e këtyre fletushkave kur i ofrojmë nga shtëpia në shtëpi?
2. Pse kanë fletushkat karakteristika të reja?
2 Pse kanë një pamje të re? Zakonisht prezantimet e efektshme në shërbimin shtëpi më shtëpi përfshijnë këto hapa: (1) Bëjmë një pyetje për të ditur mendimin e personit që të fillojmë një bisedë. (2) Tregojmë një mendim nga Shkrimet. (3) I ofrojmë literaturë të zotit të shtëpisë. (4) Ngremë një pyetje që t’i përgjigjemi herën tjetër dhe lëmë takim që të kthehemi. Karakteristikat e reja të fletushkave na e bëjnë të lehtë t’i ndjekim këto katër hapa.
3. Si mund t’i ofrojmë në shërbim fletushkat e reja?
3 Si t’i përdorim? (1) Pasi e përshëndetim, i tregojmë të zotit të shtëpisë pyetjen interesante me disa mundësi përgjigjeje në faqen e parë dhe kërkojmë mendimin e tij. (2) Hapim fletushkën dhe shqyrtojmë pjesën «Bibla thotë». Lexojmë shkrimin direkt nga Bibla nëse rrethanat na lejojnë. Nëse i zoti i shtëpisë ka kohë, trajtojmë pjesën poshtë figurës tek e njëjta faqe. (3) I ofrojmë fletushkën dhe e nxitim të lexojë pjesën tjetër kur të ketë mundësi. (4) Para se të largohemi, i tregojmë pyetjen në faqen e fundit poshtë pjesës «Mendo pak» dhe lëmë të takohemi një herë tjetër e të shohim përgjigjen nga Bibla.
4. Si mund t’i përdorim fletushkat e reja gjatë një rivizite?
4 Edhe rivizitat mund t’i bëjmë kollaj. Mjafton të lexojmë shkrimin e përmendur në faqen e fundit të fletushkës për t’iu përgjigjur pyetjes që lamë herën e fundit. Para se të largohemi, i tregojmë nga fletushka figurën e broshurës Lajm i mirë, nxjerrim broshurën dhe i tregojmë mësimin që përmban më shumë informacion për atë temë dhe ia ofrojmë. Nëse pranon, lëmë që herën tjetër të shqyrtojmë atë temë nga broshura. Kështu, kemi filluar një studim biblik. Ose në vend që të ofrojmë broshurën, mund t’i japim të zotit të shtëpisë një fletushkë tjetër dhe të lëmë takim për t’u kthyer një herë tjetër e për ta diskutuar.
5. Sa vlerë kanë fletushkat për shërbimin tonë?
5 Ka më shumë se 130 vjet që përdorim fletushkat në shërbim. Ndonëse karakteristikat e tyre kanë ndryshuar, ato kanë qenë gjithnjë një mjet i efektshëm në shërbim. Urojmë që t’i përdorim mirë këto fletushka me pamje të re për të përhapur në mbarë botën njohurinë biblike.—Prov. 15:7a.