Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 23 shkurt 2015.
Si ndryshonin qytetet e strehimit në Izraelin e lashtë nga strehimet pagane për kriminelët e arratisur? (Jos. 20:2, 3) [5 jan., w10 1/11 f. 15 p. 4-6]
Pse Josiu mund t’i thoshte me besim të plotë fjalët e dokumentuara te Josiu 23:14, dhe pse mund të kemi besim absolut te premtimet e Jehovait? [12 jan., w07 1/11 f. 26 p. 19]
Pse fisi i Judës u zgjodh i pari për të marrë në zotërim pjesën e tokës që i takonte? (Gjyk. 1:2, 4) [19 jan., w05 15/1 f. 24 p. 5]
Pse Baraku këmbënguli që profetesha Debora të shkonte me të në betejë? (Gjyk. 4:8) [19 jan., w05 15/1 f. 25 p. 4]
Çfarë tregon emri që Gideoni i vuri altarit që ndërtoi dhe çfarë mësojmë nga kjo? (Gjyk. 6:23, 24) [26 jan., w14 15/2 f. 22 p. 9]
Çfarë mësojmë nga përgjigjja që u dha Gideoni efraimitëve që kërkonin sherr? (Gjyk. 8:1-3) [2 shkurt, w05 15/7 f. 16 p. 4]
Kur Jefteu bëri betimin, a kishte ndër mend një flijim njerëzor? (Gjyk. 11:30, 31) [9 shkurt, w05 15/1 f. 26 p. 1]
Sipas Gjykatësve 11:35-37, çfarë e ndihmoi vajzën e Jefteut të përmbushte betimin e të atit? [9 shkurt, w11 15/12 f. 20 p. 15, 16]
A ra në anarki Izraeli kur nuk kishte mbret dhe «gjithsecili bënte si t’i dukej e drejtë në sytë e tij»? Shpjego. (Gjyk. 17:6) [16 shkurt, w05 15/1 f. 27 p. 8]
Ç’mësim për këmbënguljen në lutje mund të nxjerrim nga tregimi për izraelitët që u mundën dy herë nga fisi i pashtruar i Beniaminit? (Gjyk. 20:14-25) [23 shkurt, w11 15/9 f. 32 p. 1-4]