Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në mars dhe prill: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Maj dhe qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? ose një nga fletushkat: A do të dish të vërtetën? Si do të jetë e ardhmja? ose A do të kemi gjithmonë vuajtje?
◼ Përkujtimi do të mbahet të premten më 3 prill 2015. Në rast se kongregacioni zakonisht ka mbledhje të premten, ajo të bëhet një ditë tjetër të javës, po të jetë e lirë Salla e Mbretërisë. Nëse Mbledhja e Shërbimit duhet anuluar, koordinatori i trupit të pleqve mund të bëjë disa rregullime të programit që pjesët të cilat zbatohen veçanërisht për kongregacionin të mbahen në një mbledhje tjetër gjatë muajit.