BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb16 nëntor f. 3
  • Bibla përshkruan një grua të aftë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla përshkruan një grua të aftë
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Material i ngjashëm
  • Këshilla të mençura të një nëne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Burri i saj është njeri i njohur te portat e qytetit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • «Ari i kuq» i Mesdheut
    Zgjohuni!—2002
  • Gruaja, II
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
mwb16 nëntor f. 3

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PROVERBAT 27-31

Bibla përshkruan një grua të aftë

Në kapitullin 31 të Proverbave gjendet mesazhi me peshë që mbreti Lemuel mori nga e ëma. Këshilla e saj e mençur i mësoi çfarë duhej të kërkonte te një grua e aftë.

Gruaja e aftë është e denjë për besim

Një grua në kohët biblike po i shpërndan ushqimin familjes

31:10-12

  • Jep sugjerime me vend për vendimet e familjes ndërkohë që qëndron e nënshtruar

  • Burri ka besim se gruaja merr vendime të mençura dhe nuk ngul këmbë që ajo të kërkojë miratimin e tij për çdo gjë

Gruaja e aftë punon pa u lodhur

Një grua në kohët biblike po bluan grurin

31:13-27

  • Ajo mëson të jetë nikoqire dhe të jetojë me modesti, që familja të ketë veshje të hijshme e të rregullta dhe të jetë e ushqyer mirë

  • Ajo punon fort dhe kujdeset për familjen ditë e natë

Gruaja e aftë ka marrëdhënie të mirë me Perëndinë

Gruaja po lutet

31:30

  • Ajo i druhet Perëndisë dhe zhvillon një marrëdhënie personale me të

A E DINI?

Korali i kuq çmohej shumë në kohët biblike. Ishte i bukur, i rrallë, dhe mblidhej me vështirësi. Gjendej në Detin Mesdhe dhe në Detin e Kuq e ishte artikull i rëndësishëm tregtar.

Korali i kuq

Kur flet për vlerën e tij, Bibla e përafron me vlerën e arit, argjendit dhe të safirit.

Fjala e Perëndisë thotë se vlera e një gruaje të aftë është «shumë më e madhe se e koraleve».​—Pr 31:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo