TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Përkrahni normat morale të Jehovait
Perëndia Jehova vendos standardin moral për njerëzit. Për shembull, ai ka dekretuar se martesa është një lidhje e përhershme mes një burri e një gruaje. (Mt 19:4-6, 9) Ai dënon çdo lloj imoraliteti seksual. (1Ko 6:9, 10) Madje siguron parime për veshjen dhe rregullimin, të cilat e dallojnë popullin e tij nga bota.—Lp 22:5; 1Ti 2:9, 10.
Në ditët e sotme shumë njerëz hedhin poshtë normat e Jehovait. (Ro 1:18-32) Ata lejojnë që opinioni i përgjithshëm të ndikojë te veshja, rregullimi dhe te sjellja. Shumë mburrin sjelljen e tyre flagrante dhe kritikojnë ata që kanë norma të tjera.—1Pj 4:3, 4.
Si Dëshmitarë të Jehovait, duhet të përkrahim me guxim normat morale të Perëndisë. (Ro 12:9) Si? Me takt duhet t’u bëjmë të ditur çfarë është e pranueshme për Perëndinë. Ama edhe vetë duhet të mbajmë norma të larta në jetën tonë. Për shembull, kur zgjedhim stilin e veshjes dhe të rregullimit mund të pyesim veten: «Zgjedhjet që bëj reflektojnë normat e Jehovait apo të botës? A më identifikon veshja dhe rregullimi si të krishterë me frikë Perëndie?» Ose, kur zgjedhim për të parë një program a film, mund të pyesim veten: «A do ta miratonte Jehovai këtë program? Normat morale të kujt nxit programi? A do të ma dobësonte mbrojtjen morale zbavitja që zgjedh? (Ps 101:3) A do të ishte gur pengese për anëtarët e familjes apo të tjerë?»—1Ko 10:31-33.
Pse është kaq e rëndësishme që të përkrahim normat morale të Jehovait? Së shpejti, Krishti Jezu do të shkatërrojë kombet dhe gjithë ligësinë. (Ezk 9:4-7) Vetëm ata që bëjnë vullnetin e Perëndisë do të mbeten. (1Gjo 2:15-17) Prandaj, le të mbrojmë normat morale të Jehovait, në mënyrë që dëshmitarët okularë të sjelljes sonë të mirë t’i japin lavdi Perëndisë.—1Pj 2:11, 12.
Çfarë tregon për normat e mia morale veshja dhe rregullimi që zgjedh?
SHIHNI VIDEON BËHU MIK I JEHOVAIT—NJË BURRË, NJË GRUA DHE PASTAJ SHQYRTONI PYETJET VIJUESE:
Pse është e mençur të jetosh sipas normave të Jehovait?
Pse prindërit duhet të fillojnë t’u mësojnë fëmijëve normat morale të Jehovait që kur janë të vegjël?
Qofshim të rinj ose të moshuar, në ç’mënyrë mund t’i ndihmojmë të tjerët që të përfitojnë nga mirësia e Perëndisë?