BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb17 tetor f. 3
  • Si t’i studiosh me zell Shkrimet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i studiosh me zell Shkrimet?
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Material i ngjashëm
  • Danieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai i premton Danielit një shpërblim të mrekullueshëm
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Belteshazari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A interesohet vërtet Perëndia për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
mwb17 tetor f. 3

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si t’i studiosh me zell Shkrimet?

A dëshiron të qëndrosh besnik në sprova si Danieli? Ai e studionte me zell Fjalën e Perëndisë, përfshirë profecitë e thella. (Dn 9:2) Studimi i zellshëm i Biblës mund të të ndihmojë të qëndrosh besnik. Në ç’kuptim? Të forcon besimin se gjithë premtimet e Jehovait do të dalin të vërteta. (Js 23:14) Gjithashtu, të thellon dashurinë për Perëndinë, ajo që të motivon për të bërë çka është e drejtë. (Ps 97:10) Nga t’ia fillosh? Shqyrto sugjerimet e mëposhtme.

Danieli studion Fjalën e Perëndisë
  • Çfarë duhet të studioj? Zakonet e mira të studimit përfshijnë përgatitjen për mbledhjet e kongregacionit. Leximi javor i Biblës do të jetë më i frytshëm nëse lë kohë që të bësh kërkime për pikat e paqarta. Veç kësaj, disa kanë zgjedhur të mësojnë më shumë për profecitë e Biblës, për aspektet e frytit të frymës së Perëndisë, për udhëtimet misionare të apostullit Pavël e madje për krijimin fizik të Jehovait. Nëse, gjatë ditës të lind një pyetje për Biblën, mbaje shënim dhe bëje pjesë të studimit tënd të radhës.

  • Ku të gjej më shumë informacion? Shih videon Mjete kërkimi për të zbuluar thesare nga Fjala e Perëndisë për ca ide. Për t’u ushtruar, bëj kërkime për identitetin e fuqive botërore të simbolizuara nga bishat e kapitullit 7 të Danielit.

  • Sa kohë duhet të studioj? Studimi i rregullt është thelbësor për të mbajtur marrëdhënie të fortë me Jehovain. Mund të fillosh me seanca të shkurtra studimi dhe gradualisht të shtosh kohën. Studimi i Fjalës së Perëndisë është si kërkimi i thesareve të fshehura; sa më shumë thesare gjen, aq më shumë dëshiron të gërmosh! (Pr 2:3-6) Dëshira e zjarrtë për Fjalën e Perëndisë do të të shtohet dhe studimi i rregullt i Biblës do të të bëhet shprehi.​—1Pj 2:2.

    Për sugjerime se si ta bësh të këndshëm studimin, shih Zgjohuni! të shkurtit 2012, faqet 18-20.

ÇFARË PËRFAQËSOJNË BISHAT E KAPITULLIT 7 TË DANIELIT?

  • Një bishë si luan me krahë shqiponje

    Dn 7:4

  • Një bishë si ari me tri brinjë në gojë

    Dn 7:5

  • Një bishë si leopard me katër koka dhe katër krahë në kurriz

    Dn 7:6

  • Një bishë e frikshme me dhëmbë të mëdhenj prej hekuri dhe dhjetë brirë

    Dn 7:7

PYETJE SHTESË:

Si u përmbush Danieli 7:8, 24?

Një bri i vogël me sy dhe gojë që del mes dhjetë brirëve dhe këput tre brirë

PROJEKTI I RADHËS:

Çfarë përfaqësojnë bishat e kapitullit 13 të Zbulesës?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo