THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 25-26
Pavli i apelohet Cezarit, pastaj i dëshmon mbretit Herod Agripa
Ndonëse s’ka pse të jemi në ankth se çfarë të themi kur na ‘nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve’, duhet të jemi «gati për t’u mbrojtur» para kujtdo që kërkon arsye për shpresën tonë. (Mt 10:18-20; 1Pj 3:15) Si mund ta imitojmë shembullin e Pavlit nëse kundërshtarët përpiqen të kurdisin «telashe me anë të dekretit»?—Ps 94:20.
Përdorim të drejtat tona ligjore për të mbrojtur lajmin e mirë.—Ve 25:11
U flasim me respekt autoriteteve.—Ve 26:2, 3
Nëse është e përshtatshme, u shpjegojmë çfarë dobish na ka sjellë lajmi i mirë ne dhe të tjerëve.—Ve 26:11-20