TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çfarë do të bëni në vitin e thatësirës?
Besimi dhe siguria janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Për shembull, besimi i fortë te Jehovai na jep siguri se Ai do të na mbrojë dhe do të kujdeset për ne. (Ps 23:1, 4; 78:22) Ndërsa i afrohemi fundit të këtij sistemi, e dimë se sulmet e Satanait do të intensifikohen. (Zb 12:12) Çfarë do të na ndihmojë t’u bëjmë ballë?
SHIHNI VIDEON ÇFARË DO TË BËNI NË VITIN E THATËSIRËS?, PASTAJ PËRGJIGJJUNI KËTYRE PYETJEVE:
Si i ngjajmë ‘pemës’ që përmendet te Jeremia 17:8?
Cili është një lloj ‘të nxehti’ që hasim?
Çfarë do t’i ndodhë ‘pemës’, dhe pse?
Çfarë dëshiron Satanai të shkatërrojë?
Në ç’mënyrë jemi si pasagjerët me përvojë?
Pse duhet të vazhdojmë të kemi besim te skllavi i besueshëm dhe i matur dhe si do të na sprovohet besimi?
Pse duhet të besojmë gjithnjë te parimet e Biblës, pavarësisht se bota na tall?