TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Jehovai i do njerëzit e pastër
«Laj duart. Rregullo gjërat e tua. Fshi dyshemenë. Hidh plehrat.» Shumë prindër u mësojnë fëmijëve si të jenë të pastër fizikisht. Megjithatë, parimet e pastërtisë burojnë nga Perëndia ynë i shenjtë. (Da 30:18-20; Lp 23:14; 2Ko 7:1) E nderojmë Jehovain kur i mbajmë trupin dhe gjërat tona të pastra. (1Pj 1:14-16) Ç’mund të themi për shtëpinë dhe ambientin përreth? Ndryshe nga njerëzit që i hedhin mbeturinat kudo nëpër rrugë e parqe, populli i Jehovait bën çmos të mbajë të pastër tokën, që është shtëpia jonë. (Ps 115:16; Zb 11:18) Qëndrimi që kemi ndaj pastërtisë duket edhe në gjëra të vogla, për shembull ku i hedhim letrat e karameleve, kanaçet ose çamçakëzin. Ne dëshirojmë ‘ta rekomandojmë veten si shërbëtorë të Perëndisë’ në çdo aspekt të jetës.—2Ko 6:3, 4.
SHIHNI VIDEON PERËNDIA I DO NJERËZIT E PASTËR, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Si mund të justifikohen disa kur nuk mbajnë pastër gjërat e tyre?
Si e tregonte Ligji i Moisiut pikëpamjen e Jehovait për pastërtinë?
Si mund të japim dëshmi pa fjalë për Jehovain?
Si mund ta pasqyroj në jetën time pikëpamjen e Jehovait për pastërtinë?