THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 6-8
«Ai bëri pikërisht ashtu»
Imagjino ç’punë i është dashur Noesë dhe familjes së tij për të ndërtuar arkën pa mjetet dhe teknikat e sotme të ndërtimit.
Struktura ishte gjigante—rreth 133 metra e gjatë, 22 metra e gjerë dhe 13 metra e lartë
Duhej të rrëzonin pemët, të prisnin drurët dhe t’i ngrinin e t’i vinin në vendin e duhur
Duhej ta lyenin me zift këtë objekt gjigant si nga brenda, edhe nga jashtë
Duhej të furnizoheshin për një vit me ushqime për familjen dhe për kafshët
Ka shumë mundësi që projekti të ketë zgjatur 40 deri në 50 vjet
Si mund të marrim zemër nga ky tregim kur na duket e vështirë të bëjmë atë që na kërkon Jehovai?