BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 prill f. 7
  • «Zhdukini perënditë e huaja»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Zhdukini perënditë e huaja»
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • A është zbavitje e padëmshme okultizmi?
    Të rinjtë pyesin
  • Bëju ballë frymërave të liga me ndihmën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Jakobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Çfarë thotë Bibla për spiritizmin?
    Zgjohuni!—2017
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 prill f. 7
Një burrë që hedh në plehra një palë rruaza që kanë lidhje me spiritizmin.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

«Zhdukini perënditë e huaja»

Jakobi e dinte se Jehovai meritonte t’i përkushtoheshe vetëm atij, ndonëse ende nuk ekzistonte një ligj kundër idhujtarisë. (Eks 20:3-5) Prandaj, pasi Jehovai i tha të kthehej në Bethel, Jakobi urdhëroi të gjithë ata që ishin me të, të zhduknin idhujt e tyre. Pastaj hoqi idhujt, përfshirë vathët që mbase i përdornin si hajmali. (Zn 35:1-4) Pa dyshim, Jehovai u kënaq me atë që bëri Jakobi.

Po ne, si mund t’i përkushtohemi vetëm Jehovait? Është e rëndësishme të rrimë larg çdo gjëje që ka të bëjë me idhujtarinë ose spiritizmin. Kjo përfshin të zhdukim çdo send që ka lidhje me okultizmin dhe të shqyrtojmë me kujdes si zbavitemi. Pyet veten: «A kam qejf librat ose filmat që janë me vampirë, zombi dhe me fuqi të mbinatyrshme? Ndonjë nga zbavitjet e mia, a i paraqet magjinë, yshtjet ose mallkimet si argëtim të padëmshëm?» Duhet të rrimë larg nga çdo gjë që Jehovai e urren.—Ps 97:10.

SHIHNI DRAMATIZIMIN «KUNDËRVIJUNI DJALLIT», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Një foshnjë në shtrat me një hajmali në kyçin e dorës. Në sfond: nëna e foshnjës që është studente e Biblës, duke folur me çiftin që studion me të.

    Çfarë problemesh filloi të kishte një studente e Biblës e quajtur Paleza?

  • Çifti dhe studentja e Biblës janë takuar me dy pleq për të marrë ndihmë.

    Pse është e mençur të kërkojmë ndihmën e pleqve në çështjet ku përfshihet spiritizmi?

  • Studentja e Biblës që po djeg hajmalinë e vajzën në sobë.

    Kundërvijuni Djallit dhe afrojuni Perëndisë.​—Jk 4:7, 8

    Cilat gjëra duhet të flakë ai që do mbrojtjen e Jehovait?

  • Ç’vendim të prerë mori Paleza?

  • Në vendin tonë, si mund t’i rrimë larg ndikimit të demonëve?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo