BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 qershor f. 5
  • Ç’mund të mësojmë nga të krishterët me përvojë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’mund të mësojmë nga të krishterët me përvojë?
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • Ndihmojini fëmijët që të njohin mirë organizatën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Keni arsye që të gëzoni
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Të qëndrojmë të mbrojtur si pjesë e organizatës së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Të mësojmë nga lajmëtarët që kanë më shumë përvojë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 qershor f. 5
Një motër e re mban për krahu një motër të moshuar.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Ç’mund të mësojmë nga të krishterët me përvojë?

Nëpër kongregacione kemi motra e vëllezër që i kanë shërbyer Jehovait për dekada. Ç’mund të mësojmë nga mënyra si janë mbështetur pareshtur te Jehovai? Mund t’i pyesim për historikun e organizatës së Jehovait dhe për vështirësitë që kanë hasur e kanë kapërcyer me ndihmën e tij. Madje ndonjërin prej tyre mund ta ftojmë në mbrëmjen e Adhurimit Familjar që ta pyesim për përvojën e tij në shërbim të Jehovait.

Nëse i ke shërbyer Jehovait për shumë vjet, fol pa ngurruar me të rinjtë e kongregacionit. Jakobi dhe Jozefi ndanin me brezat e ardhshëm gjërat që Jehovai kishte bërë për ta personalisht. (Zn 48:21, 22; 50:24, 25) Më vonë Jehovai i udhëzoi kryefamiljarët t’i mësonin fëmijët për veprat e Tij të lavdishme. (Lp 4:9, 10; Ps 78:4-7) Sot, prindërit dhe të tjerë në kongregacion mund t’i flasin brezit tjetër për gjërat e mrekullueshme që kanë parë të bëjë Jehovai nëpërmjet organizatës së tij.

SHIHNI VIDEON RUAJNË UNITETIN NËN NDALIM, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si i ndihmoi dega e Austrisë vëllezërit tanë në disa vende ku vepra ishte e ndaluar?

  • Si e mbajtën të fortë besimin vëllezërit në këto vende?

  • Pse shumë lajmëtarë në Rumani u ndanë nga organizata e Jehovait dhe si u rikthyen?

  • Si ta forcojnë besimin këto përvoja?

Kolazh: Pamje nga videoja «Ruajnë unitetin nën ndalim». 1. Hartë e vendeve ku vepra ishte e ndaluar në Evropën Lindore. 2. Një shaptilograf. 3. Vëllezër nga Rumania përqafojnë njëri-tjetrin.

Zbulo xhevahire që do të të forcojnë besimin te Jehovai nga vëllezër e motra të moshuar!

Po sikur shumica e lajmëtarëve në kongregacionin tënd të jenë pagëzuar vitet e fundit? Mund të gjesh përvoja të Dëshmitarëve që kanë shërbyer nga shumë kohë te siti jw.org, kategoria «Bibliotekë», «Video» ose mund të lexosh te Treguesi i Botimeve Watch Tower nën zërin «Jetëshkrimet e Dëshmitarëve të Jehovait».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo