THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EKSODI 23-24
Mos shko pas shumicës
Paralajmërimi i Jehovait për dëshmitarët dhe gjykatësit e çështjeve ligjore që të mos ndikoheshin nga shumica e të jepnin dëshmi të rreme ose një gjykim të padrejtë, zbatohet edhe në fusha të tjera të jetës. Të krishterët janë vazhdimisht nën presionin e kësaj bote që shpërfill Perëndinë, që të sillen e të mendojnë si ajo.—Ro 12:2.
Pse nuk është e mençur të ndjekim shumicën
kur dëgjojmë lart e poshtë fjalë a thashetheme për dikë?
kur zgjedhim veshjen, modelin e flokëve ose zbavitjen?
për mënyrën si i shohim dhe si i trajtojmë njerëzit e një race, kulture ose statusi ekonomik tjetër?