BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 janar f. 7
  • Kongreset vjetore—Raste për të treguar dashuri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kongreset vjetore—Raste për të treguar dashuri
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Kongreset—Raste të gëzuara për popullin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Asamble ku gëzohemi dhe lavdërojmë Perëndinë
    Dëshmitarët e Jehovait​—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën
  • Dëshmitarët e Jehovait do të mbajnë kongrese ndërkombëtare
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Kongrese ndërkombëtare në vitin 2003
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 janar f. 7

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kongreset vjetore—Raste për të treguar dashuri

Delegatë nga kultura të ndryshme po dalin fotografi në një kongres ndërkombëtar.

Pse kënaqemi kaq shumë në kongreset tona vjetore? Ashtu si në kohën e Izraelit të lashtë, edhe sot kongreset shpesh janë raste për të adhuruar Jehovain me qindra, madje me mijëra vëllezër e motra. Kënaqemi me banketin e ushqimit besimforcues. Gjithashtu e vlerësojmë jashtë mase kohën që kalojmë me miqtë e familjen. Çmueshmëria e madhe na nxit të jemi të pranishëm në të tria ditët e kongresit.

Kur mblidhemi së bashku, të mos mendojmë vetëm për atë që do të marrim, por edhe për mënyrat si të tregojmë dashuri. (Ga 6:10; He 10:24, 25) Kur mbajmë derën hapur për vëllezërit a motrat ose kur zëmë vetëm vendet që na duhen, tregojmë se po kërkojmë të mirën e të tjerëve. (Fi 2:3, 4, shën.) Kongreset janë raste të shkëlqyera për të krijuar miqësi të reja. Para e pas programit dhe gjatë pushimit të drekës, mund të vëmë si synim të flasim me dikë që s’e njohim. (2Ko 6:13) Miqësitë që lidhim në të tilla raste, mund të zgjatin një jetë të tërë. Mbi të gjitha, kur të tjerët të vërejnë dashurinë tonë të sinqertë, mund të vendosin të bashkohen me ne në shërbim të Jehovait.—Gjo 13:35.

SHIHNI VIDEON KONGRESET NDËRKOMBËTARE «DASHURIA NUK SHUHET KURRË!», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Kongreset Ndërkombëtare ‘Dashuria nuk shuhet kurrë!’ dhe disa delegatë po përqafohen me motra e vëllezër vendës ndërsa mirëpresin njëri-tjetrin në një kongres ndërkombëtar.

    Si iu tregua dashuri delegatëve të kongreseve ndërkombëtare 2019?

  • Skenë nga videoja «Kongreset Ndërkombëtare ‘Dashuria nuk shuhet kurrë!’ dhe disa delegatë bashkë me vëllezër e motra vendës po dalin në një fotogrup.

    Pse janë kaq të jashtëzakonshme dashuria dhe uniteti mes popullit të Jehovait?

  • Skenë nga videoja «Kongreset Ndërkombëtare ‘Dashuria nuk shuhet kurrë!’ dhe një grup vëllezërish e motrash koreanë që mbajnë tabela po ua bëjnë me dorë njerëzve që vijnë në kongres.

    Cilat aspekte të dashurisë së krishterë nxorën në pah anëtarët e Trupit Udhëheqës?

  • Skenë nga videoja «Kongreset Ndërkombëtare ‘Dashuria nuk shuhet kurrë!’ dhe një vajzë e gëzuar që ka në dorë një kopje të «Përkthimit Bota e Re».

    Si mund të tregosh dashuri në kongreset tona?

    Si ka triumfuar dashuria e krishterë në Gjermani dhe në Korenë e Jugut?

  • Për çfarë duhet të jemi të vendosur?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo