BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 janar f. 11
  • Zgjidh t’i shërbesh Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zgjidh t’i shërbesh Jehovait
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pagëzimi—Një kërkesë për të krishterët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Plotësimi i kërkesave për pagëzimin e krishterë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Pagëzimi dhe marrëdhënia jote me Perëndinë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 janar f. 11
Një shteg gjarpërues që përfaqëson rrugën e shërbimit të Jehovait. Tabelat e vendosura përgjatë rrugës tregojnë studimin e Biblës, ndjekjen e mbledhjeve, predikimin dhe pagëzimin.

Ku ndodhesh ti në rrugën drejt pagëzimit?

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Zgjidh t’i shërbesh Jehovait

Nëse je një i ri i krishterë ose një student i Biblës, a synon të pagëzohesh? Pse duhet të pagëzohesh? Kushtimi dhe pagëzimi janë fillimi i një miqësie të veçantë me Jehovain. (Ps 91:1) Gjithashtu, këto mund të të shpëtojnë jetën. (1Pj 3:21) Si të përparosh drejt pagëzimit?

Sigurohu se kjo është e vërteta. Kur të lindin pyetje në mendje, bëj kërkime. (Ro 12:2) Dallo çfarë ndryshimesh duhet të bësh dhe vepro, me motivin për t’i pëlqyer Perëndisë. (Pr 27:11; Ef 4:23, 24) Gjithnjë lutju Jehovait për ndihmë. Ji i sigurt se ai do të të japë forcë dhe do të të mbështetë me frymën e tij të fuqishme. (1Pj 5:10, 11) Ia vlen barra qiranë! S’ka jetë më të mirë sesa t’i shërbesh Jehovait!—Ps 16:11.

SHIHNI VIDEON RRUGA DREJT PAGËZIMIT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë pengesash kanë kapërcyer disa që të pagëzohen?

  • Si mund të krijosh besimin e nevojshëm për t’ia kushtuar jetën Jehovait?

  • Çfarë i ka motivuar disa të marrin hapat e nevojshëm për t’u pagëzuar?

  • Çfarë bekimesh marrin ata që zgjedhin t’i shërbejnë Jehovait?

  • Çfarë do të thotë të kushtohesh dhe të pagëzohesh?

Në fund të fjalimit të pagëzimit, oratori do t’u kërkojë kandidatëve për pagëzim të ngrihen në këmbë dhe t’u përgjigjen me zë të lartë dy pyetjeve vijuese:

A je penduar për mëkatet e tua, a i je kushtuar Jehovait dhe a e ke pranuar se ai na shpëton nëpërmjet Jezu Krishtit?

A e kupton se kur pagëzohesh, identifikohesh si Dëshmitar i Jehovait dhe bëhesh pjesë e organizatës së Jehovait?

Duke u dhënë përgjigje pohuese këtyre pyetjeve, kandidatët për pagëzim ‘shpallin publikisht’ se kanë treguar besim te shpërblesa dhe i janë kushtuar pa rezerva Jehovait.—Ro 10:9, 10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo