TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mbaje vazhdimisht Jehovain në mendje
Kur me zor gjejmë punë, mund të jetë më e vështirë të kërkojmë në radhë të parë Mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë. Mund të tundohemi të pranojmë punë që na pengojnë t’i shërbejmë Jehovait ose që bien ndesh me parimet e Biblës. Megjithatë mund të jemi të sigurt se Jehovai e tregon forcën e tij «në të mirë të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër». (2Kr 16:9) Asgjë nuk e ndal dot Atin tonë të dashur të na vijë në ndihmë dhe të na sigurojë gjërat e nevojshme. (Ro 8:32) Prandaj, kur marrim vendime për punën, duhet të besojmë te Jehovai dhe ta bëjmë shërbimin boshtin e jetës sonë.—Ps 16:8.
SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PËRPIQUNI ME GJITHË SHPIRT SI PËR JEHOVAIN, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Pse refuzoi një ryshfet Xhejsoni?
Si zbatohet për ne Kolosianëve 3:23?
Si ndikoi shembulli i mirë i Xhejsonit te Tomasi?
Lëre Jehovain të ndikojë te vendimet dhe veprimet e tua
Si zbatohet për ne Mateu 6:22?