BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb22 nëntor f. 11
  • Prite pa frikë fundin e këtij sistemi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prite pa frikë fundin e këtij sistemi
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Material i ngjashëm
  • Qëndro besnik gjatë ‘shtrëngimit të madh’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Mbretëria e Perëndisë zhduk armiqtë e saj
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Harmagedoni është lajm i mirë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Si do të marrë fund kjo botë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
mwb22 nëntor f. 11
Një vëlla duke studiuar librin: «Jehovai rivendos adhurimin e pastër!» Ai përfytyron një engjëll të Jehovait që mbron një grup vëllezërish në Armagedon.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Prite pa frikë fundin e këtij sistemi

Shumë shpejt durimit të Jehovait ndaj kësaj bote do t’i vijë fundi. Feja e rreme do të shkatërrohet, një koalicion kombesh do të sulmojë popullin e Perëndisë dhe Jehovai do t’i ekzekutojë të ligjtë në Armagedon. Të krishterët mezi i presin këto ngjarje të rëndësishme dhe emocionuese.

Nuk i dimë të gjitha detajet për shtrëngimin e madh. Për shembull, nuk e dimë saktësisht se kur do të fillojë. Nuk e dimë me çfarë preteksti fuqitë botërore do të sulmojnë fetë. Nuk e dimë sa do të zgjatë sulmi i kombeve ndaj popullit të Perëndisë dhe çfarë do të përfshijë. Gjithashtu nuk e dimë çfarë do të përdorë Jehovai për të shkatërruar të ligjtë në Armagedon.

Megjithatë, Shkrimet na sigurojnë të gjithë informacionin e nevojshëm që t’i bëjmë ballë së ardhmes me besim dhe guxim. Për shembull: dimë se po jetojmë në orët e fundit të ‘ditëve të fundit’. (2Ti 3:1) Dimë që sulmi mbi fetë ‘do të shkurtohet’ në mënyrë që feja e vërtetë të mos shkatërrohet. (Mt 24:22) Dimë se Jehovai do ta shpëtojë popullin e tij. (2Pj 2:9) Veç kësaj, dimë se Ai që Jehovai ka zgjedhur për të shkatërruar të ligjtë e për të mbrojtur shumicën e madhe gjatë Armagedonit, është i drejtë dhe i fuqishëm.—Zb 19:11, 15, 16.

Nga ngjarjet që presim të ndodhin, pa dyshim njerëzit «do të mpaken nga frika». Gjithsesi, kur lexojmë dhe meditojmë si e ka shpëtuar Jehovai popullin e tij në të kaluarën dhe për atë që na ka zbuluar për të ardhmen, le ‘të drejtojmë trupin dhe të ngremë kokën lart’, të sigurt që çlirimi ynë është afër.—Lu 21:26, 28.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo