BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb24 mars f. 9-16
  • 1-7 prill

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1-7 prill
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2024
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2024
mwb24 mars f. 9-16

1-7 PRILL

PSALMET 23-25

Kënga 4 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. «Jehovai është Bariu im»

(10 min.)

Jehovai na prin (Ps 23:1-3; w11 1/5 31 ¶3)

Jehovai na mbron (Ps 23:4; w11 1/5 31 ¶4)

Jehovai na ushqen (Ps 23:5; w11 1/5 31 ¶5)

Një bari mban në krah një qengj dhe e qetëson.

Jehovai kujdeset për shërbëtorët e tij, ashtu si një bari i dashur kujdeset për delet.

PYET VETEN: «Si është kujdesur Jehovai për mua?»

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 23:3—Çfarë janë «shtigjet e drejtësisë» dhe çfarë do të na ndihmojë të mos devijojmë prej tyre? (w11 15/2 24 ¶1-3)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Ps 23:1–24:10 (th mësimi 5)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. Tregoji një varg inkurajues nga Bibla dikujt që të thotë se është i shqetësuar për mjedisin. (lmd mësimi 2, pika 5)

5. Ushqe interesin

(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Tregoji si bëhet një studim i Biblës dikujt që ka pranuar broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë. (lmd mësimi 9, pika 3)

6. Bëj dishepuj

(5 min.) lff mësimi 14, pika 4 (lmd mësimi 11, pika 3)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 54

7. Të hedhim poshtë zërin e të panjohurve

(15 min.) Diskutim.

Një bari dhe një i huaj i thërrasin së njëjtës tufë delesh. Delet dëgjojnë bariun e tyre dhe e ndjekin.

Delet e njohin zërin e bariut të tyre dhe e ndjekin. Nga ana tjetër, largohen menjëherë nga një i panjohur që nuk ia njohin zërin. (Gjo 10:5) Ngjashëm deleve, edhe ne e dëgjojmë zërin e Barinjve tanë të dashur e të besueshëm, Jehovait dhe Jezuit. (Ps 23:1; Gjo 10:11) Por hedhim poshtë zërin e të panjohurve që përpiqen të na dobësojnë besimin me «fjalë të rreme».—2Pj 2:1, 3.

Kapitulli 3 i Zanafillës përshkruan herën e parë që në tokë u dëgjua zëri i një të panjohuri. Satanai iu afrua Evës në mënyrë tinëzare, duke e fshehur identitetin e tij të vërtetë. Duke u shtirur si miku i saj, ai shtrembëroi fjalët dhe motivet e Jehovait. Mjerisht, Eva e dëgjoi, dhe kjo solli vuajtje të papara për të dhe familjen e saj.

Sot, Satanai përpiqet të mbjellë dyshime për Jehovain dhe organizatën e tij, duke përhapur fjalë të këqija, informacione të shtrembëruara dhe gënjeshtra ashiqare. Po të na kapë veshi zërin e një të panjohuri, duhet të largohemi menjëherë. Nëse nga kureshtja do ta dëgjonim, sikur edhe për pak, kjo do të ishte e rrezikshme. Tekefundit, sa fjalë iu deshën Satanait për ta mashtruar Evën gjatë asaj bisede të shkurtër? (Zn 3:1, 4, 5) Por si të veprojmë kur dikush që njohim, i cili na do dhe ka qëllime të mira, kërkon të na tregojë informacione që përbaltin organizatën e Jehovait?

Shihni VIDEON Hidhe poshtë «zërin e të panjohurve»!, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

Çfarë mësove nga mënyra si e menaxhoi Xheni situatën me mamanë e saj që nuk ishte Dëshmitare?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 8 ¶1-4 dhe kutitë në f. 61-62

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 55 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo