14-20 KORRIK
PROVERBAT 22
Kënga 79 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Parime të mençura për rritjen e fëmijëve
(10 min.)
Përgatiti fëmijët për vështirësitë e jetës (Pr 22:3; w20.10 27 ¶7)
Fillo t’i stërvitësh fëmijët që në foshnjëri (Pr 22:6; w19.12 26 ¶17-19)
Disiplinoji me dashuri (Pr 22:15; w06 1/4 9 ¶4)
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Pr 22:29—Si e zbatojmë këtë proverb kur kryejmë përgjegjësitë në kongregacion dhe ç’dobi kemi? (w21.08 22 ¶11)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Pr 22:1-19 (th mësimi 10)
4. Nis një bisedë
(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. (lmd mësimi 5, pika 4)
5. Nis një bisedë
(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Tregoji personit si të gjejë informacione të dobishme për prindërit në jw.org. (lmd mësimi 1, pika 4)
6. Fjalim
(5 min.) ijwyp artikulli 100—Tema: Theva një rregull të familjes—Po tani? (th mësimi 20)
Kënga 134
7. Trego durim, por mos e tolero sjelljen e gabuar
(15 min.) Diskutim.
Të rritësh fëmijë, kërkon shumë durim. Prindërit duhet t’u kushtojnë kohë dhe vëmendje të vazhdueshme. (Lp 6:6, 7) Për të kuptuar se ç’kanë në zemër fëmijët, ata duhet t’i nxitin të shprehen dhe t’i dëgjojnë me vëmendje. (Pr 20:5) Shumë herë mund të jetë e nevojshme që prindërit t’ua përsëritin rregullat fëmijëve, derisa në fund t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë.
Megjithatë, të jesh prind i duruar nuk do të thotë të tolerosh sjelljen e gabuar. Jehovai u ka dhënë prindërve autoritetin për të vendosur kufij, e madje për t’i disiplinuar fëmijët kur nuk binden.—Pr 6:20; 23:13.
Lexo Efesianëve 4:31 dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Pse prindërit nuk duhet t’i disiplinojnë fëmijët në zemërim e sipër?
Lexo Galatasve 6:7 dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Pse është e rëndësishme që prindërit t’u mësojnë fëmijëve që sjelljet e gabuara kanë pasoja?
Shihni VIDEODRAMATIZIMIN ‘Jini të duruar, tolerojeni njëri-tjetrin me dashuri’—Fëmijët tuaj, dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Çfarë mësimesh nxore nga kjo video?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) lfb «Letër nga Trupi Udhëheqës», hyrje për pjesën 1 dhe mësimi 1