13-19 TETOR
EKLISIASTIU 7-8
Kënga 39 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. ‘Shko në një shtëpi ku vajtohet’
(10 min.)
Gjej kohë për të ngushëlluar ata që vajtojnë (Ek 7:2; w22.01 16 ¶9)
Ngushëlloji duke u folur për cilësitë e bukura të personit që kanë humbur (Ek 7:1; w19.06 24 ¶15)
Lutu me ata që vajtojnë (w17.07 16 ¶16)
MOS HARRO: Edhe nëse ka kaluar kohë nga vdekja e një personi të shtrenjtë, ata që vajtojnë mund të kenë akoma nevojë për ngushëllim.—w17.07 16 ¶17-19.
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Ek 7:20-22—Si na ndihmojnë këto vargje të vendosim nëse është e nevojshme të flasim me dikë që na ka ofenduar? (w23.03 31 ¶18)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ek 8:1-13 (th mësimi 10)
4. Nis një bisedë
(2 min.) DËSHMI PUBLIKE. Zbulo çfarë teme i intereson personit dhe merru vesh me të si ta kontaktosh për të vazhduar bisedën. (lmd mësimi 2, pika 4)
5. Nis një bisedë
(2 min.) DËSHMI JOFORMALE. (lmd mësimi 2, pika 3)
6. Ushqe interesin
(2 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Prezanto sitin jw.org. (lmd mësimi 9, pika 4)
7. Shpjego bindjet e tua
(5 min.) Demonstrim. ijwfq artikulli 50—Tema: Si bëhet funerali i një Dëshmitari? (th mësimi 17)
Kënga 151
8. Forco besimin te ringjallja
(15 min.) Diskutim.
Premtimi i Jehovait për ringjalljen është një nga dhuratat më të çmuara që na ka bërë. Kjo dhuratë na mëson për cilësitë e Jehovait, si fuqia, mençuria, mëshira dhe mbi të gjitha na mëson për dashurinë që ka për secilin nga ne.—Gjo 3:16.
Kur kemi besim të fortë te ringjallja, jemi në gjendje të shohim përtej sprovave. (2Ko 4:16-18) Gjithashtu, gëzojmë njëfarë paqeje dhe ngushëllimi kur përballemi me persekutime, sëmundje ose me humbjen e një personi të dashur. (1Ti 4:13) Nëse nuk kemi besim te ringjallja, nuk mund të jemi kurrë të lumtur. (1Ko 15:19) Pse të mos e vëmë si synim të forcojmë akoma më shumë besimin tonë te kjo shpresë e mrekullueshme?
Lexo Gjonin 11:21-24, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Si tregoi Marta besim të fortë te ringjallja?
Si u shpërblye për besimin e saj?—Gjo 11:38-44
Shihni VIDEON Imitoni gratë me besim të fortë!—Martën, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Pse për ty është kaq e çmuar shpresa e ringjalljes?
Çfarë mund të bësh që besimi yt te ringjallja të mbetet i fortë?
9. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) lfb mësimet 26-27