BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w25 tetor f. 30-31
  • Dy anëtarët e rinj të Trupit Udhëheqës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dy anëtarët e rinj të Trupit Udhëheqës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Dy anëtarët e rinj të Trupit Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Çfarë është Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
w25 tetor f. 30-31

Dy anëtarët e rinj të Trupit Udhëheqës

MË 5 TETOR 2024, në mbledhjen vjetore u bë një njoftim special: vëllezërit Xhodi Xhejdlli dhe Xhejkëb Ramf ishin emëruar anëtarë të Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait. Të dy po i shërbejnë me besnikëri Jehovait prej shumë vitesh.

Xhodi Xhejdlli me bashkëshorten, Damarisën

Vëlla Xhejdlli ka lindur në Misuri, SHBA, dhe është rritur në të vërtetën. Familja e tij jetonte pranë një territori që predikohej rrallë. Ja pse në fëmijëri njohu mjaft vëllezër e motra me prejardhje të ndryshme, që shkonin atje për të predikuar lajmin e mirë. Dashuria dhe uniteti mes tyre ndikuan jashtë mase tek ai. Vëlla Xhejdlli u pagëzua më 15 tetor 1983, kur ishte në fillim të adoleshencës. I pëlqente shumë shërbimi dhe kur mbaroi shkollën e mesme, nisi të shërbente si pionier i rregullt në shtator të vitit 1989.

Ndërsa rritej, prindërit e çonin shpesh për vizitë në Bethel bashkë me motrën. Ato vizita i motivuan fëmijët të vendosnin synimin për të shërbyer në Bethel, dhe që të dy e arritën këtë synim. Vëlla Xhejdlli nisi të shërbente në Bethelin e Uollkillit në shtator të 1990-s. Si fillim punoi në Departamentin e Pastrimit dhe më vonë në Departamentin e Kujdesit Shëndetësor.

Gjatë asaj kohe, kongregacionet e gjuhës spanjolle aty afër po rriteshin me të shpejtë, dhe kishte nevojë për më shumë vëllezër. Ndaj, vëlla Xhejdlli nisi të shërbente në njërin prej tyre dhe të mësonte spanjisht. S’kaloi shumë dhe u njoh me Damarisën, një pioniere që shërbente në të njëjtin qark. Më vonë u martuan, dhe ajo filloi të shërbente bashkë me të në Bethel.

Më 2005 dolën nga Betheli që të kujdeseshin për prindërit dhe gjatë asaj periudhe shërbyen si pionierë të rregullt. Vëlla Xhejdlli shërbeu si instruktor në Shkollën e Shërbimit për Pionierë, si edhe ndihmoi në Komitetin e Lidhjes me Spitalet dhe në Komitetin Rajonal të Ndërtimit.

Në vitin 2013 çiftin Xhejdlli e ftuan sërish në Bethel për projektin e ndërtimit të Uoruikut. Që nga ajo kohë kanë shërbyer edhe në Paterson dhe në Uollkill. Vëlla Xhejdlli ka punuar në Departamentin Vendës të Projektim-Ndërtimit dhe në Shërbimin e Informacioneve Spitalore. Në mars të vitit 2023 u emërua ndihmës në Komitetin e Shërbimit. Kur mendon për caktimet që ka pasur, ai shprehet: «Kur merr një caktim të ri, ndonjëherë mund të ndihesh sikur s’ia del dot. Por në këto raste është momenti të mbështetesh te Jehovai, sepse Ai shkakton të bëhet.»

Xhejkëb Ramfi me bashkëshorten, Ingën

Vëlla Ramfi ka lindur në Kaliforni, SHBA. Kur ishte fëmijë, mamaja u përpoq t’i mësonte të vërtetat e Biblës, edhe pse ishte joaktive. Veç kësaj, ai shkonte çdo vit te gjyshja, e cila ishte një Dëshmitare besnike. Gjyshja i zgjoi dëshirën për të njohur më mirë të vërtetën, dhe në moshën 13-vjeçare kërkoi të studionte Biblën. Vëllai Ramf u pagëzua më 27 shtator 1992, kur ishte ende adoleshent. Diçka tjetër e bukur ishte se e ëma u bë sërish aktive dhe babai, vëllai e motra përparuan dhe u pagëzuan.

Gjatë adoleshencës vëlla Ramfi shihte sa të lumtur ishin pionierët. Kështu, kur mbaroi shkollën e mesme, filloi të shërbente si pionier, në shtator të vitit 1995. Në vitin 2000 u transferua në Ekuador, që të shërbente ku kishte më shumë nevojë. Atje njohu Ingën, një pioniere nga Kanadaja, dhe më vonë u martuan. Pastaj nisën të jetonin në një qytezë në Ekuador ku kishte një grup të vogël me pak lajmëtarë. Sot atje ka një kongregacion që po lulëzon.

Me kalimin e kohës vëllai dhe motra Ramf u emëruan pionierë specialë, e më tej shërbyen në veprën qarkore. Në vitin 2011 i ftuan të ndiqnin klasën e 132-të të shkollës së Galadit. Pas diplomimit shërbyen në disa vende të botës dhe provuan forma të ndryshme shërbimi, si bethelitë, misionarë dhe në veprën qarkore. Vëllai Ramf ka pasur edhe privilegjin të jetë instruktor në Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, çifti Ramf u kthye në Shtetet e Bashkuara, ku i ftuan në Bethelin e Uollkillit. Atje vëllai Ramf mori stërvitje në Departamentin e Shërbimit. Më pas i caktuan prapë në degën e Ekuadorit, dhe vëllai Ramf shërbeu në Komitetin e Degës. Më 2023 u transferuan në Uoruik dhe në janar të 2024-s vëllanë Ramf e emëruan ndihmës në Komitetin e Shërbimit. Ndërsa mendon për caktimet e ndryshme që ka pasur, ai thotë: «Një caktim nuk e bën të veçantë vendi, por njerëzit me të cilët shërben.»

E çmojmë pa masë punën e palodhur të këtyre vëllezërve dhe ‘vazhdojmë t’i kemi të shtrenjtë këta lloj njerëzish’.—Filip. 2:29.

Tani Trupi Udhëheqës përbëhet nga 11 vëllezër të mirosur: Geixh Fligëll; Samuel Hërd; Keneth Kuk; Stivën Let; Gerrit Lësh; Xhejkëb Ramf; Mark Sanderson; Dejvid Splejn; Xhefri Uinder; Xhodi Xhejdlli dhe Xhefri Xhekson.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo