BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 84-88
  • Pamje e përgjithshme e Gjeorgjisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pamje e përgjithshme e Gjeorgjisë
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 84-88
Një komunitet në rajonin e Svanetit të Sipërm në Gjeorgji

Svaneti i Sipërm

GJEORGJIA

Pamje e përgjithshme e Gjeorgjisë

Një burrë mban një shportë me rrush; veriga rrushi

Vjelja e rrushit sjell shumë hare

Vendi: Gjeorgjia njihet për vargmalet madhështore dhe majat e mbuluara me borë, disa prej të cilave ngrihen mbi 4.500 metra. Nga pikëpamja gjeografike vendi ndahet në dy pjesë kryesore: Gjeorgjia Lindore dhe ajo Perëndimore, secila me rajone që kanë klimë, zakone, muzikë, valle dhe ushqime unike.

Popullsia: Shumica e 3,7 milionë banorëve janë gjeorgjianë autoktonë.

Feja: Pjesa më e madhe e popullsisë pohojnë se i përkasin besimit të krishterë ortodoks. Rreth 10 për qind janë myslimanë.

Gjuha: Gjuha gjeorgjiane nuk ka lidhje me asnjë nga gjuhët e vendeve fqinje. Burimet historike tregojnë se alfabeti unik gjeorgjian u shpik para erës sonë.

Jetesa: Burimi kryesor i të ardhurave për shumë veta është bujqësia. Më së fundmi edhe turizmi është bërë pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Gjeorgjisë.

Klima: Pjesa lindore e vendit karakterizohet nga një klimë e butë. Kurse bregdeti i Detit të Zi në Gjeorgjinë Perëndimore ka klimë subtropikale. Aty rriten me bollëk agrumet.

Njerëz duke vjelë rrush

Vjelja e rrushit në rajonin e Kaketit

Ushqimi: Buka nuk mungon asnjëherë në tryezën gjeorgjiane. Buka tradicionale piqet në furrë balte. Vakti tipik kryesor është një gjellë me lloj-lloj erëzash. Bërja e verës ka histori të gjatë. Tradicionalisht vera fermentohet dhe ruhet në qypa të mëdhenj balte. Shumë familje kultivojnë vreshta dhe e bëjnë vetë verën. Në Gjeorgji rriten rreth 500 varietete rrushi.

Një grua bën bukë

Gatimi i bukës tradicionale

SIPËRFAQJA (kilometra katrorë)

26.900

POPULLSIA

3.720.400

LAJMËTARË NË VITIN 2016

18.619

RAPORTI 1 LAJMËTAR NË

200

PJESËMARRJA NË PËRKUJTIM NË VITIN 2016

32.216

Hartë e Gjeorgjisë
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo