BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 169-170
  • Kurdët pranojnë të vërtetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kurdët pranojnë të vërtetën
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 169-170
Një motër studion me një grua në gjuhën kurde

GJEORGJIA

Kurdët pranojnë të vërtetën

GULIZARI thotë: «Shpesh i them Jehovait në lutje se sa mirënjohëse jam që m’u dha rasti të dëgjoja për të në gjuhën e nënës.»

Gulizari kishte tetë vjet që shoqërohej me Dëshmitarët e Jehovait, por u pagëzua vetëm pasi i ndoqi mbledhjet në gjuhën e saj amtare kurde. Ajo është një prej shumë kurdëve që kanë pranuar të vërtetën në Gjeorgji vitet e fundit. Po kush janë kurdët?

Kurdët kanë banuar në Lindjen e Mesme prej shekujsh. Disa studiues mendojnë se janë pasardhës të medëve të lashtë që përmenden në Bibël. (2 Mbret. 18:11; Vep. 2:9) Gjuha e tyre i përket grupit të gjuhëve iraniane.

Sot, miliona kurdë jetojnë në vende të ndryshme, si në Armeni, Iran, Irak, Siri dhe Turqi. Në Gjeorgji jetojnë rreth 20.000 kurdë. Në përgjithësi, ata kanë besim te Zoti dhe kanë shumë respekt për gjërat fetare.

Në Gjeorgji tani ka 500 lajmëtarë që flasin gjuhën kurde dhe tri kongregacione në këtë gjuhë. Sa u gëzuan kur në 2014-n, u mbajt kongresi i parë rajonal në gjuhën kurde në Tbilis, që mirëpriti delegatë nga Armenia, Gjermania, Turqia dhe Ukraina.

Fëmijët kurdë shijojnë videot me Danielin dhe Sarën
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo