BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 2-5
  • Letër nga Trupi Udhëheqës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Letër nga Trupi Udhëheqës
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Material i ngjashëm
  • Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2014
  • Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • «Fillova të shihja vegime nga Perëndia»
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • ‘Sigurohuni për gjërat më të rëndësishme’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 2-5

Letër nga Trupi Udhëheqës

Të dashur vëllezër dhe motra:

Në shekullin e shtatë p.e.s., profetit Ezekiel iu dha një vegim mbresëlënës. Ai pa një karrocë qiellore gjigante, nën drejtimin e Sovranit të universit. Ajo që të bënte më shumë përshtypje ishte mënyra si lëvizte kjo karrocë. Lëvizte me shpejtësinë e vetëtimës, madje edhe kur ndryshonte drejtim​—veprim që e bënte pa u ngadalësuar a pa u kthyer!​—Ezek. 1:4, 9, 12, 14, 16-27.

Ky vegim na sjell ndër mend se pjesa qiellore e organizatës universale të Jehovait është gjithnjë në lëvizje. Po pjesa tokësore? Viti i kaluar i shërbimit ka treguar qartë se Jehovai po bën që populli i tij i organizuar në tokë të ecë me të njëjtin hap të jashtëzakonshëm.

Karroca qiellore

Pjesa qiellore e organizatës së Jehovait është gjithnjë në lëvizje

Këtu në Shtetet e Bashkuara anëtarët e familjes Bethel kanë qenë të angazhuar me transferimin nga Bruklini në selinë e re botërore në Uoruik, Nju-Jork, në ndërtesa të tjera ose janë caktuar në predikim. Po ashtu, bethelitët në disa degë përreth botës janë të angazhuar me ndërtimin, me rinovimin, me shkrirjen a me ndryshimin e vendndodhjes së degëve. Ç’të themi për ty? Edhe nëse nuk je transferuar diku, me siguri ke qenë i angazhuar në mënyra të tjera.

Trupi Udhëheqës preket thellë dhe merr zemër kur sheh se populli i Perëndisë përreth botës po përpiqet më shumë se kurrë që të ecë në një hap me organizatën e Jehovait. Shumë veta kanë shkuar atje ku ka më shumë nevojë për predikues. Të tjerë kanë provuar forma të reja shërbimi, si predikimi në një gjuhë të huaj. Mjaft kanë marrë pjesë në një formë dëshmie të re dhe të panjohur për ta. Shumë lajmëtarë e kanë zgjeruar shërbimin në mënyra të tjera. Dhe gjithë të krishterët besnikë, ku futen edhe të moshuarit e ata me kufizime shëndetësore, po vrapojnë me besnikëri në garën e jetës. Ata vazhdojnë aktivë në shërbim të Jehovait dhe si rezultat ndihmojnë që Satanai të demaskohet si gënjeshtar!​—1 Kor. 9:24.

Ji i sigurt se Jehovai e vëren frymën që tregon. (Hebr. 6:10) Gatishmëria jote na kujton Abrahamin dhe Sarën. Kur Abrahami ishte në të 70-at, la Urin e kaldeasve dhe u vendos me familjen në Kanaanin e largët, ku banoi në tenda për njëqind vitet e tjera të jetës. Sa të gatshëm u treguan Abrahami dhe gruaja e tij e shtrenjtë!​—Zan. 11:31; Vep. 7:2, 3.

A je edhe ti po aq i gatshëm? Të gjithë ju që po qëndroni besnikë në këto kohë të vështira, jeni duke bërë atë që na urdhëroi Jezui. Ai tha: «Prandaj, shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë.»​—Mat. 28:19.

Vetë fjala që përdori Jezui, «shkoni», tregon se duhet të jemi në lëvizje, aktivë. Të bëhet zemra mal kur sheh sa shumë është arritur vitin e kaluar nga dishepujt e zellshëm të Krishtit! Shihet qartë se Jehovai ka hapur dorën e tij të fuqishme e ka derdhur bekime në veprën e shpalljes së lajmit të mirë për Mbretërinë në të gjitha kombet.​—Marku 13:10.

Mjaft veta po e mirëpresin mesazhin. Maksimumi i lajmëtarëve vitin e kaluar arriti në 8.340.847, ndërsa mesatarja e studimeve biblike çdo muaj ishte 10.115.264. Është e dukshme se karroca qiellore është në lëvizje, e po ashtu dhe ti. Vazhdo në veprën e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohe, para se Jehovai të mbyllë dyert e shpëtimit!

Sa i përshtatshëm është shkrimi i vitit 2017, «Ki besim te Jehovai dhe bëj të mira.» (Ps. 37:3) Kur i bindesh këtyre fjalëve, pra bën çfarë është e mirë me anë të shërbimit të shenjtë ndaj Jehovait, po tregon se beson tek Ai. Të lutemi mbaj parasysh se kurrë nuk je vetëm. Do të shohësh sa të vërteta janë fjalët e Jezuit: «Ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në përfundimin e sistemit.»​—Mat. 28:20.

SHKRIMI I VITIT 2017:

«Ki besim te Jehovai dhe bëj të mira»

Ji i sigurt se Jehovai do të vazhdojë ta bekojë shërbimin tënd besnik. Sado të bësh në shërbim, pak ose shumë, ajo që ka rëndësi për Jehovain është se po bën më të mirën me motivin e duhur. Sa herë që vepron kështu, ia prek zemrën Jehovait dhe ke miratimin e tij. (2 Kor. 9:6, 7) Ndaj vazhdo t’i afrohesh Atit tënd të dashur me anë të lutjeve të rregullta, të studimit të Fjalës së Perëndisë, të pjesëmarrjes në mbledhje dhe të shërbimit të zellshëm.

Derisa të mbarojë kjo ‘periudhë kohe e shkurtër’ që i ka mbetur Djallit, ky rebel i lig është i vendosur të përdorë çdo gjë që ka në dispozicion për të na penguar t’i qëndrojmë besnikë Jehovait. (Zbul. 12:12) Qëndro i lidhur ngushtë me Jehovain dhe çdo përpjekje e Djallit do të dështojë. (Psal. 16:8) Të lutemi, mos harro se të duam shumë dhe e çmojmë ndihmën që jep për të çuar para interesat e Mbretërisë së Zotërisë në këto ditë të fundit.

Vëllezërit e tu,

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo