BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/96 f. 23-24
  • A e vlerësoni lirinë fetare?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e vlerësoni lirinë fetare?
  • Zgjohuni!—1996
  • Material i ngjashëm
  • Mësova të besoj te Perëndia
    Zgjohuni!—2006
  • Nëntëdhjetë vjet më parë, fillova ‘të kujtoj Krijuesin tim të Madh’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Rusët çmojnë pa masë lirinë e adhurimit
    Zgjohuni!—2000
  • Surpriza të bukura dhe mësime në shërbim të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Zgjohuni!—1996
g 2/96 f. 23-24

A e vlerësoni lirinë fetare?

Nga korrespondenti i Zgjohuni! në Estoni

PARNU është një qytet-port dhe vend pushimi në shtetin e vogël balltik të Estonisë, një nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Qyteti ka një popullsi prej më se 50.000 banorësh. Tani, njerëzit gëzojnë lirinë për të praktikuar fenë që ata vetë zgjedhin, liri të cilën nuk e kishin pak vite më parë. Më 17 qershor 1995, Pärnu Leht, një gazetë lokale, vërejti se në Parnu ekzistonin 11 besime fetare dhe se kishte në plan të botonte një seri artikujsh në lidhje me to.

Artikulli i parë shpjegonte: «Po fillojmë me kongregacionin, aktiviteti i të cilit na ka ndikuar dukshëm të gjithëve, Dëshmitarët e Jehovait, të cilët tani i mbajnë mbledhjet e tyre në sallën e një fabrike birre. . . . Në vitin 1931, Studentët e Biblës nisën ta quanin veten Dëshmitarë të Jehovait dhe ky është emri që ata mbajnë edhe sot e kësaj dite. Në mbarë botën ka më shumë se pesë milionë Dëshmitarë të Jehovait. Selia qendrore e Dëshmitarëve të Jehovait në Estoni ndodhet në Talin.»

Artikulli vazhdonte: «Kongregacioni i lajmëtarëve të Jehovait u vendos në Parnu një vit e gjysmë më parë. Si fillim kishte 25 anëtarë; tani është rritur në 120 . . .

Përshtypja e parë është shumë pozitive. Njerëzit, që në më të shumtën janë çifte të rinj, janë miqësorë, të veshur pastër e me rregull dhe me mendje të hapur. Habitesh kur shikon se fëmijët janë aq të disiplinuar, pasi nuk është e lehtë për një fëmijë të vogël të ulet e të rrijë në një vend për një orë e gjysmë, por ata e bënin.»

Duke shpjeguar se si ndryshonin Dëshmitarët e Jehovait nga fetë e tjera, gazeta shpjegonte: «Ata theksojnë Parajsën që kemi përpara. Gjithashtu, është për t’u vënë re se sa mirë e njeh kongregacioni Biblën dhe ata e citojnë atë sa herë që mundin.» Në përfundim artikulli thoshte: «Ata 120 njerëz, që janë lajmëtarë të Jehovait, e kanë marrë vendimin e tyre; dhe janë të sigurt se kanë marrë atë që duhet. Besimi i tyre dhe shpallja e tij janë në qendër të jetës së tyre.»

Por jo të gjithë në Parnu u kënaqën me serinë e parë të këtyre artikujve mbi besimet fetare të qytetit. Më 8 korrik 1995, Pärnu Leht raportonte: «Kemi dëshirë të botojmë një peticion që kemi marrë nga katër kisha, në lidhje me serinë e re.» Ky peticion, apo letër, drejtuar gazetës, ishte nënshkruar nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse të Estonisë, të Kishës Evangjeliste Luterane Estoneze, të Bashkimit Estonez të të Krishterëve Evangjelistë dhe Baptistë, si dhe nga përfaqësuesit e Kishës Metodiste të Estonisë.

Përfaqësuesit e këtyre katër feve qaheshin: «Na duket krejtësisht e çuditshme që e filluat serinë tuaj me një artikull në lidhje me Dëshmitarët e Jehovait.» Më tej thoshin: «Sa për këto seri, do të donim të pohonim se ne e konsiderojmë të pamundur të japim një intervistë për Pärnu Leht.»

Përfaqësuesit fetarë përfundonin: «Në një bashkësi, ku shumë njerëz janë të hutuar, për shkak të presioneve që u vardisen nga fetë e reja dhe sektet që propagandojnë ‘karakterin frymor’, ne na duket e nevojshme që botimet të marrin në konsideratë situatën lokale fetare e të jenë në gjendje të dallojnë kishat historike prej sekteve dhe lëvizjeve ekstremiste. Anëtarët e Këshillit të Kishave të Estonisë, i cili përfaqëson kishat e krishtere që gëzojnë bashkëpunimin ekumenikal, duhet të sigurojnë një dritë drejtuese mjaft të qartë në lidhje me këtë.»

Megjithatë, pas kësaj letre, shkrimtari i Pärnu Leht dha këto mendime serioze: «Çdo gjë që ne e konsiderojmë të drejtë, mund të mos jetë e drejtë. Gjithashtu, pikëpamja dhe opinionet e Perëndisë në lidhje me kongregacione të ndryshme, mund të mos jenë të njëjta me pikëpamjet e këtyre katër kishave të nderuara, por mund të jetë edhe e kundërta. Askush prej nesh nuk është i pagabueshëm, as edhe kishat me tradita të lashta shekullore.»

Ç’mendoni ju në lidhje me ndryshimin e qëndrimit kundrejt besimeve fetare në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik? Ne jemi të bindur se kudo qofshin, njerëzit që kërkojnë të vërtetën e vlerësojnë të vërtetën fetare që ekziston atje.

[Harta në faqen 23]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

FINLANDA

Helsinki

Deti Balltik

ESTONIA

Talin

Parnu

LETONIA

Riga

LITUANIA

Vilnius

RUSIA

Shën Pjetërsburg

Moska

BJELLORUSIA

Minsk

[Figurat në faqen 24]

Kongregacioni i Dëshmitarëve të Jehovait në Parnu

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo