BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/96 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1996
  • Material i ngjashëm
  • A mund të ndodhë Holokausti sërish?
    Zgjohuni!—2001
  • Dëshmitarët e Jehovait dhe Holokausti—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Pse ndodhi Holokausti? Pse nuk e ndaloi Perëndia?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Mbajtës të guximshëm të integritetit ngadhënjejnë mbi përndjekjen nga nazistët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—1996
g 2/96 f. 30

Nga lexuesit tanë

Holokausti Gjithmonë e kam pyetur veten se përse nuk na është folur ndonjëherë për Holokaustin. Seria e artikujve «Holokausti: Kush foli qartë?» (22 gusht 1995, angl.) i dha përgjigje pyetjes sime. Dëshmitarët e Jehovait folën hapur dhe jam krenare për shokët e mi Dëshmitarë.

C. B., Shtetet e Bashkuara

Unë që nuk jam anëtar i kongregacionit tuaj, ju përgëzoj për trajtimin e temës për Holokaustin. Trajtimi juaj objektiv i kësaj shfaqjeje të ligë të mizorisë së njeriut ndaj njeriut, është ndriçimi më i madh që kam parë ndonjëherë. Guximi i shokëve tuaj Dëshmitarë në atë kohë, është diçka për të cilën, për fat të keq, bota njeh pak.

L. B., Angli

Babai humbi jetën në Zaksenhauzen. Vëllai më i madh humbi, gjithashtu, jetën për shkak të burgimit nazist. Akoma kam kujtime të gjalla nga persekutimi i Dëshmitarëve të Jehovait nga nazizmi. Për këtë arsye, ndihem e shtyrë të shpreh vlerësimin tim për artikujt. Punë e bukur!

F. D. J., Kanada

Artikujt më bënë shumë përshtypje. Por, nuk pajtohem me faktin se Dëshmitarët e Jehovait ishin «zëri [i vetëm] në mes të heshtjes». Edhe komunistët e paralajmëruan popullin kundër Hitlerit, para se ai të vinte në pushtet. Shumë prej tyre përfunduan nëpër kampet e përqendrimit.

B. W., Gjermani

«Zgjohuni!» e pranon pa ngurruar se Hitleri kishte shumë kundërshtarë politikë. Megjithatë, artikujt i referoheshin në mënyrë të veçantë dështimit të organizatave fetare, shumë prej të cilave bashkëpunuan me regjimin nazist. Vetë nazistët i identifikuan Dëshmitarët e Jehovait si antagonistët e tyre kryesorë fetarë. Për këtë arsye, Dëshmitarët ishin i vetmi grup fetar, të cilit i ishte dhënë një simbol i veçantë për identifikimin si të burgosur nëpër kampet e përqendrimit: trekëndëshi famëkeq me ngjyrë të purpurt.—BOT.

Tërmeti japonez M’u mbushën sytë me lot, tek lexoja artikullin: «Shkatërrimi i befasishëm i Japonisë: Si e përballuan njerëzit?» (22 gusht 1995, angl.) Në atë tërmet unë humba motrën time më të dashur të krishterë. Ajo ishte shumë e zellshme. E di se do të ringjallet dhe do të kem mundësi ta shoh përsëri. Shpreh mirënjohjen time për gjithë ndihmën frymore dhe materiale që morëm nga kongregacioni dhe nga Shoqata. Megjithatë, akoma më mbushen sytë, kur mendoj për ndodhinë e asaj dite.

T. M., Japoni

Veprimi i organizuar dhe i menjëhershëm nga ana e Dëshmitarëve më mahniti pa masë. Kur lexova mesazhin e dashur nga vëllezërit e kongregacionit të Koresë, s’bëra gjë tjetër veçse qava e qava. Isha e lumtur kur mendoja që i përkisja një organizate të tillë kaq të dashur.

M. K., Japoni

Ngacmimet seksuale Ju falënderoj shumë për artikullin: «Të rinjtë pyesin . . . Si mund ta mbroj veten nga ngacmimet seksuale?» (22 gusht 1995, angl.) Jam 17 vjeç dhe në shkollë u njoha me një djalë jo të krishterë. I besova atij, por më vonë ai dhe shokët e tij më ngacmonin me fjalë dhe kërcënime të ndyra. Për të shpëtuar nga situata, m’u desh ta lija atë shkollë. Mësova shumë nga ky artikull. Tani, di si të sillem në marrëdhëniet me seksin e kundërt.

T. G., Portugali

Kam pasur ngacmime dhe kërcënime seksuale nga një koleg. Duke qenë se është abuzuar me mua që fëmijë, shpeshherë e kisha të vështirë të mbroja veten. Megjithatë, i kërkova atij herë pas here të më linte rehat. Më në fund, u ankova tek punëdhënësi dhe vetëm atëherë nuk më bezdisi më. E çmova me të vërtetë artikullin. Gratë duhet të dinë se si ta përballojnë këtë problem.

V. A., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo