BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/96 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • TBC: një «emergjencë globale»
  • Në kërkim të Sodomës dhe Gomorrës
  • Rreziku i muzikës me zë të lartë
  • Sjellja e grave shkon drejt keqësimit
  • Megjithëse nuk frekuentojnë kishën, luten privatisht
  • «Industria» e dytë në botë për nga madhësia
  • Pagëzimi në shitje
  • Amësi e parakohshme
  • Normat e televizionit në rënie
  • Dyshimet e peshkopit mbi mençurinë e Biblës
  • Një mbrojtje e re në luftën kundër tuberkulozit
    Zgjohuni!—1999
  • Një aleancë vdekjeprurëse
    Zgjohuni!—1998
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2001
  • Ngjarje të parathëna për ditët tona
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Zgjohuni!—1996
g 4/96 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

TBC: një «emergjencë globale»

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se çdo vit tuberkulozi (TBC) vret më shumë të rritur se SIDA, malaria dhe sëmundjet tropikale, të marra së bashku. Në çdo sekondë, diku ndodhet dikush që infektohet nga TBC-ja. Virusi i TBC-së mund të transmetohet me anë të një kollitjeje ose teshtitjeje. OBSH-ja parashikon se gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm, 300 milionë njerëz do të infektohen nga TBC-ja dhe 30 milionë do të vdesin prej saj. Akoma më keq, shfaqja e trupave të TBC-së që janë rezistentë ndaj ilaçeve, kërcënon ta bëjë sëmundjen të pakurueshme. Sipas OBSH-së, «vetëm 5-10% e personave që janë të infektuar me TBC sëmuren me të vërtetë ose infektojnë vetveten, sepse sisemi i imunizuar ‘u pret rrugën’ organizmave të TBC-së.» Megjithatë, pandemia është kaq serioze, saqë OBSH-ja e ka shpallur si një «emergjencë globale», deklarata e parë e këtij lloji në historinë e OBSH-së.

Në kërkim të Sodomës dhe Gomorrës

Disa arkeologë suedezë pretendojnë se kanë gjetur Sodomën dhe Gomorrën e lashtë. Në bashkëpunim me Departamentin e Antikiteteve të Amanit, shkencëtarët i kanë bërë zbulimet e tyre në El Lisan, në lindje të Detit të Vdekur, Jordani. Gazeta suedeze Östgöta-Correspondenten, shpjegon se gjetja e rrënojave të ndërtesave që janë shkatërruar 1.900 vjet para Krishtit, është një gjë e çuditshme. Arkeologët janë të bindur se kanë gjetur Sodomën dhe Gomorrën. Pasi i bënë një analizë enëve prej balte, mureve, varreve dhe strallit, përfundimi i nxjerrë prej tyre ishte se qytetet ishin shkatërruar nga një katastrofë natyrore. Megjithatë, Bibla tregon se shkatërrimin e solli vetë Perëndia për shkak të imoralitetit të madh në ato qytete.

Rreziku i muzikës me zë të lartë

Revista New Scientist thotë se koncertet e rrokut mund të shkaktojnë një humbje të përhershme të dëgjimit. Specialisti francez në fushën e dëgjimit, Kristian Meiër-Bësh, bëri një studim mbi 1.364 persona të moshës ndërmjet 14 dhe 40 vjeç dhe zbuloi se një përqindje e madhe e dëgjuesve të rregullt të koncerteve të rrokut, vuanin nga një humbje e përkohshme e dëgjimit. Meiër-Bësh paralajmëron se për shkak të popullaritetit të koncerteve të rrokut, këto efekte dëmtuese «nuk përbëjnë më një problem individual, por një problem të shëndetit publik».

Sjellja e grave shkon drejt keqësimit

• Sunday Mail e Brisbanës raporton se një numër në rritje i grave të reja në Australi po përdorin një të folur të ulët. Profesori Maks Brendëll, drejtor i Institutit Australian të Gjuhëve Moderne, shpjegon: «Shihet se sot, në krahasim me burrat, gratë pijnë më shumë pije alkoolike dhe duhan se në të kaluarën. Gjithashtu, ato po e përdorin më shumë të folurin e ulët. Mjerisht, një nga rezultatet është që disa prej sjelljeve tradicionale të mirësjelljes ndërmjet burrave dhe grave, kanë shkuar në rënie. Kur të dy sekset përdorin një të folur të ulët, fryma romantike e së kalurës zhduket menjëherë. Në shoqërinë e sotme, nuk ka më vend i foluri romantik i përdorur nga brezat e mëparshëm. Kam zbuluar se sot, të folurit e rrugëve është shumë i zakonshëm mes të rinjve.»

• Në Brazil, gjatë vitit 1995, përqindja e krimeve të kryera nga gratë është dyfishuar. Gazeta O Estado de S. Paulo raporton se sipas nëpunësit të policisë, Francisko Basile, në kryerjen e sulmeve, vjedhjeve dhe madje të shpërndarjes së drogës, po përfshihet një numër më i madh grash. Shumë gra e fillojnë jetën e tyre kriminale, duke thithur një lloj të veçantë droge (krak), e cila jepet nga shpërndarësit e drogës, që e shpërndajnë atë nëpër festa. Gratë jo vetëm që zhvillojnë varësinë nga droga, por shpesh ato vetë bëhen shpërndarëse të saj. Sipas gazetës, kryetari i policisë, Antônio Vilela, shpjegon: «Është e çuditshme se si është rritur numri i grave që shpërndajnë drogë . . . dhe nuk kufizohet në një grup të veçantë moshe.» Shumë janë vajza të moshës 20-vjeçare, por të tjerat i përkasin moshës 50-vjeçare.

Megjithëse nuk frekuentojnë kishën, luten privatisht

Sipas The Sydney Morning Herald, Australia konsiderohet në përgjithësi si një vend jofetar, me një pjesëmarrje në kishë që zbret nga viti në vit, duke shënuar kështu ulje rekord. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se disa australianë, ende luten rregullisht. Ky studim tregon se 1 në 5 të rritur lutet të paktën një herë në ditë dhe veç kësaj, 11 për qind e të rriturve luten të paktën një herë në javë. The Herald thotë se, në raportin e saj mbi fenë në vitin 1990, Shoqata e Kërkimeve të Krishtere shpjegon që ndonëse pjesëmarrja në kishë po bie në mënyrë alarmuese, «shumë njerëz kanë një element të vazhdueshëm frymor në jetën e tyre».

«Industria» e dytë në botë për nga madhësia

World Health, revista e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pohon se me një qarkullim monetar vjetor prej më shumë se 400 miliardë dollarë, tregtia e paligjshme e drogës po lulëzon. Kjo gjë e bën atë «industrinë» me rritjen më të shpejtë në botë. Gjithashtu, ajo është industria e dytë në botë për nga madhësia: e dyta pas tregtisë së armëve, por vjen para industrisë së naftës. Gjatë 30 vjetëve të fundit, gjendja në dispozicion e drogave të paligjshme është rritur gjashtë herë. Abuzimi me substancat e ligjshme si: tretësit, ilaçet e dhëna me recetë dhe alkooli, po rritet me një ritëm të ngjashëm.

Pagëzimi në shitje

Për më shumë se 300 vjet, Kisha Luteriane e Suedisë ka gëzuar një marrëdhënie kishë-shtet me qeverinë. Megjithatë, kohët e fundit, nëpunës të kishës kanë njoftuar se duke filluar nga 1 janari i vitit 2.000, kjo marrëdhënie kishë-shtet do të marrë me të vërtetë fund. Për shekuj me rradhë, të gjithë suedezët sapo lindnin bëheshin automatikisht anëtarë të kishës. Megjithatë, që nga fillimi i vitit 1996, anëtarësia në kishë është bazuar tek pagëzimi. Gazeta Dagens Industri raporton se kryepeshkopi po njofton mbi një program të fortë marketingu, i cili do të përfshijë vizitat në shtëpi nga ana e priftërinjve, të cilët ‘shesin pagëzimin’. Është raportuar se një priftëreshë në Stokholm, po kryen «një fushatë ngulmuese shitjesh», në të cilën «një nga mallrat më të shitur është pagëzimi». Revista Må Bra raporton se një famulli do t’i jepte çdo foshnjeje të çuar për pagëzim, një librezë kursimi me një depozitim prej 100 koronash suedeze (15 dollarë amerikanë).

Amësi e parakohshme

Në Brazil, sipas Institutit Brazilian të Gjeografisë dhe Statistikës, në vitin 1994, 11.457 vajza të moshës nën 15 vjeç, kanë lindur fëmijë. Në 18 vjetët e fundit, një amësi e tillë e parakohshme është rritur 391 për qind, ndërkohë që rritja e popullsisë gjatë së njëjtës periudhë ka qenë vetëm 42.5 për qind. Numri i vajzave të moshës 15 deri 19 vjeç që kanë lindur fëmijë, ka patur një rritje prej 60 për qind. Sipas revistës Veja, dr. Rikardo Rego Barros i Universitetit Federal të Rio de Zhaneiros, shpjegon se «marrëdhëniet seksuale të parakohshme, nxiten nga mjedisi rrethues, televizioni, librat dhe revistat». Një ekspert tjetër komenton se prindërit dhe shkollat e kanë ende të vështirë t’i edukojnë fëmijët e tyre në çështje të tilla.

Normat e televizionit në rënie

Sipas gazetës Independent e Londrës, shikuesit e televizionit janë më tolerues ndaj seksit dhe lakuriqësisë në televizion, sesa ishin dhjetë vjet më parë. Sipas një studimi të bërë për British Broadcasting Corporation, tolerimi i grave të moshës mesatare lidhur me seksin dhe lakuriqësinë në televizion është rritur. Tani, për pothuajse 41 për qind të grave të moshuara, ky tip programi televiziv është i pakundërshtueshëm. Mes të rinjve, pothuajse 75 për qind e tyre tolerojnë të folurin e ulët, në krahasim me 69 për qind që ishte një dhjetëvjeçar më parë. Ndryshimi më i madh në qëndrim ka qenë ai ndaj homoseksualitetit. Dyzet e pesë për qind e grave të moshës mbi 55 vjeç, 56 për qind e burrave të moshës 35 deri 55 dhe 70 për qind e të rinjve ndërmjet moshës 18 deri 34 vjeç, tani nuk e konsiderojnë fyese shfaqjen e stilit të jetës homoseksuale, një rritje kjo prej 20 për qind në dhjetë vjetët e fundit.

Dyshimet e peshkopit mbi mençurinë e Biblës

Duke folur në një seminar në Indi mbi «Ligjet që qeverisin martesën dhe divorcin mes të krishterëve», peshkopi nestorian Poulose Mar Poulose, pohoi se një person nuk mund t’i drejtohet Biblës si një kod etik. Siç u raportua në Indian Express, ai tha se të këmbëngulësh në faktin që mësimi biblik mbi divorcin është i parevokueshëm, do të thoshte të mohoje progresin që ka bërë njeriu modern në kuptueshmërinë e tij të marrëdhënies midis burrit dhe gruas. Sipas Express, peshkopi citoi një studiues hindu që thotë se çdo shkrim ka dy anë të kundërta, njërën të përkohshme dhe që prishet shpejt, e cila i përket ideve të popullit të një periudhe të caktuar dhe të vendit në të cilën janë shkruar dhe anën tjetër të përjetshme e që nuk prishet, e cila zbatohet për të gjitha moshat dhe vendet. «Në Bibël,—thotë peshkopi,—ne duhet të dallojmë bërthamën nga lëvozhga. Ne duhet të përcaktojmë të vërtetën e përhershme dhe paragjykimet kulturore . . . dhe të vendosim drejtimin e jetës sonë.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo