BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/96 f. 24-25
  • Kapërcimi i tragjedisë falë forcës së Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kapërcimi i tragjedisë falë forcës së Jehovait
  • Zgjohuni!—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Vazhdoni të ngushëlloni njëri-tjetrin»
  • Tragjedia jep shpresë
  • Ngushëllim nga «Perëndia i çdo ngushëllimi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Të ngushëllojmë të gjithë ata që vuajnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • «Qani me ata që qajnë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • T’u sjellim ngushëllim atyre që janë të hidhëruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—1996
g 4/96 f. 24-25

Kapërcimi i tragjedisë falë forcës së Jehovait

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË SPANJË

SHKURTIN e këtij viti, shumë anëtarë nga kongregacioni i Dëshmitarëve të Jehovait në Bailen, Spanjë, kaluan së bashku një ditë të bukur në malin Sierra Nevada aty pranë. Por vetëm 5 km larg nga shtëpia, një makinë që vinte në drejtim të kundërt, kaloi në korsinë, ku po ecte autobusi i tyre dhe të dy automjetet u përplasën turi më turi. Një shpërthim dhe autobusin e përpinë flakët. Disa nga pasagjerët mundën të dilnin në kohë, por shumë të tjerë që ishin nga fundi i autobusit u mbytën nga tymi dhe vdiqën.

Humbën jetën gjithsej 26 Dëshmitarë, duke përfshirë katër shërbëtorë në kohë të plotë dhe disa fëmijë, afërsisht çereku i Kongregacionit Bailen. Mbreti i Spanjës, Huan Karlos, përcolli ndjenjat e pjesës më të madhe të popullit spanjoll, kur shkroi në telegramin e tij për kryetarin e bashkisë së Bailenit: «Jemi thellësisht të prekur nga ky aksident tragjik. Jini të sigurt për ngushëllimet tona të sinqerta. Ju lutemi t’u transmetoni familjeve të viktimave ndjenjat tona më të thella të dhembshurisë dhe të mbështetjes në këto momente të dhimbshme.»

Një pyetje në mendjet e disa prej mijëra personave që morën pjesë në funeral, ishte: «Përse ndodhin tragjedi të tilla?» Është e qartë se aksidente të shkaktuara nga ‘koha dhe rastësia’ mund të kenë ndikimin e vet mbi popullin e Jehovait, ashtu si mbi këdo tjetër. (Eklisiastiu 9:11, 12) Megjithatë, Jehovai premton se shumë shpejt nuk do të ndodhin më tragjedi të tilla.—Zbulesa 21:4, 5.

Shumë anëtarë të zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Spanjë dhe mijëra Dëshmitarë nga pjesë të tjera të vendit, shkuan në Bailen për t’u dhënë vëllezërve lokalë ngushëllim dhe mbështetje. Edhe populli i Bailenit, bashkë me autoritet lokale dhe të zonës, morën pjesë në hidhërimin e familjeve Dëshmitare. Shumë vëzhguesve u bëri përshtypje forca e të afërmve Dëshmitarë të të ndjerëve.

«I njoh Dëshmitarët nga shumë vjet,—tha Antonio Gomez, kryetari i bashkisë së Bailenit,—e megjithëse vetë personalisht jam agnosticist, e admiroj besimin tuaj. Kur ndodhi aksidenti, mendova menjëherë se lidhja e ngushtë në aspektin fetar dhe njerëzor do t’ju jepte mundësi që ta kapërcenit tragjedinë më mirë se grupet e tjera. Pashë se si i tërë qyteti u siguroi mbështetjen e vet familjeve që përballonin këtë dhimbje. Ndoshta, më parë njerëzit kishin mendime të shtrembëra në lidhje me atë që ju përfaqësoni, por jam i lumtur të them se ato nuk ekzistojnë më. Ju keni një forcë të brendshme, që është e vështirë të kuptohet për dikë që nuk është Dëshmitar.»

Hoze Borrel, Ministër i Punëve Publike, i cili mori pjesë në funeral si përfaqësues i qeverisë spanjolle, pranoi: «Çfarë mund t’u thuhet atyre që praktikisht kanë humbur të gjithë familjen me një të goditur? Nuk mund t’u sigurojmë asnjë ngushëllim më të mirë, sesa ai që ata tashmë kanë gjetur në besimin e tyre. . . . Keni një besim të mrekullueshëm.»

«Vazhdoni të ngushëlloni njëri-tjetrin»

Çfarë kanë ‘gjetur ata në besimin e tyre’? Mbi të gjitha, kanë gjetur ngushëllim nga Jehovai, «Perëndia i çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në çdo mjerim tonin». (2. Korintasve 1:3, 4, BR) Pavarësisht nga hidhërimi, ata gjetën forcë për të ngushëlluar njëri-tjetrin, duke marrë për zemër fjalët e Pavlit drejtuar selanikasve: «Vazhdoni të ngushëlloni njëri-tjetrin dhe të ndërtoni njëri-tjetrin.»—1. Selanikave 5:11, BR.

Ishte një përvojë prekëse të shihje motrat dhe vëllezërit e krishterë, disa prej të cilëve kishin humbur deri në tetë të afërm, duke vizituar anëtarë të tjerë të kongregacionit që kishin humbur një person të dashur. «Kur e shihnim njëri-tjetrin, na rridhnin lotët. Por mes lotësh i kujtonim vetes shpresën e ringjalljes dhe ngushëlloheshim»,—thoshte Francisko Saez, mbikëqyrësi drejtues, i cili vetë kishte humbur dy fëmijët e tij të vetëm.

«Nuk e lamë pas dore veprën tonë të predikimit dhe bëmë një përpjekje të veçantë për të vizituar të afërmit e të ndjerëve, që nuk janë Dëshmitarë, duke përdorur broshurën Kur të vdes një njeri i dashur. . . » Francisko vazhdoi me fjalët: «Unë personalisht doja të predikoja, sepse e dija se duke u predikuar të tjerëve, do të ndihesha më mirë. Dhe vërtet, megjithëse dilja duke qarë, kthehesha në shtëpi i ngushëlluar.»

Populli i Bailenit reagoi në mënyrë shumë të favorshme ndaj kësaj vepre predikimi. Një javë pas aksidentit, Enkarna, e cila përballonte dhembjen e humbjes së dy vajzave dhe të katër nipërve, i bëri një vizitë një zonje, me të cilën kishte filluar kohët e fundit një studim biblik. Enkarna e kishte ngushëlluar me Shkrime këtë grua, të cilës i kishte vdekur i shoqi katër muaj më parë. «Tani duhet të ngushëllojmë njëra-tjetrën»,—i tha ajo, ndërsa vazhdonin të shqyrtonin broshurën Kur të vdes një njeri i dashur. . .

Nuk vonoi të vinte edhe mbështetja e vëllazërisë anembanë botës. «I gjithë kongregacioni ndihet shumë i inkurajuar nga mijëra letra e telegrame që kemi marrë,—thotë Francisko Kapija, sekretar i kongregacionit.—Zyra e postës duhet të dërgojë çdo ditë një furgon drejt e në shtëpinë tonë, për t’i shpërndarë ato të gjitha. Jemi shumë mirënjohës për kujdesin e dashur të vëllezërve.»

Tragjedia jep shpresë

A mund të rezultojë ndonjë gjë e mirë nga gjithë kjo tragjedi? «Zemra e të urtit është në shtëpinë, ku mbahet zi»,—shkroi mbreti Solomon në lashtësi. (Eklisiastiu 7:4) Në përputhje me këtë parim, tragjedia në Bailen ka bërë që disa njerëz të mendojnë më seriozisht mbi marrëdhënien e tyre me Perëndinë. Faustino, një burrë jobesimtar, i cili humbi në këtë aksident dy nga gjashtë fëmijët e tij, i tha së shoqes Doloresit: «Kam një lajm të bukur për ty. Do të filloj të studioj Biblën, sepse dua që të shikoj fëmijët në botën e re.»

Megjithëse vëllezërit dhe motrat tona në Bailen nuk do ta mposhtin menjëherë dhimbjen e tyre, ata po ngushëllojnë të tjerët dhe po ngushëllohen edhe vetë. Jehovai po i forcon ata me frymën e tij dhe me mbështetjen e shumë vëllezërve dhe motrave të dashura. Lutjet tona për ta, vazhdojnë të ngjiten drejt Atit tonë qiellor.

[Figurat në faqen 24]

Katër prej viktimave

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo