BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/98 f. 31
  • Varietetet e bimëve po zhduken: Përse?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Varietetet e bimëve po zhduken: Përse?
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Bankat e farërave​—Në garë kundër kohës
    Zgjohuni!—2002
  • Ushqim i modifikuar gjenetikisht: A është i sigurt për ju?
    Zgjohuni!—2000
  • Zia e Madhe e Bukës në Irlandë​—Epope e vdekjes dhe e emigrimit
    Zgjohuni!—2002
  • Ngadhënjimi i «mollës së dashurisë»
    Zgjohuni!—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 1/98 f. 31

Varietetet e bimëve po zhduken: Përse?

NË Kinë, në vitin 1949 kultivoheshin afro 10.000 varietete gruri. Megjithatë, duke arritur në vitet 70, në përdorim ishin vetëm 1.000 prej tyre. Në Shtetet e Bashkuara, nga 7.098 varietetet e mollëve që është raportuar se kultivoheshin në vitet 1804 deri 1904, rreth 86 përqind kanë humbur. Përveç kësaj, sipas Report on the State of the World’s Plant Genetic Resources for Food and Agriculture, «95 përqind e varieteteve të lakrës, 91 përqind e varieteteve të misrit të fushës, 94 përqind e varieteteve të bizeleve dhe 81 përqind e varieteteve të domateve me sa duket nuk ekzistojnë më». Statistika të ngjashme raportohen nëpër vende nga e gjithë bota. Përse kjo rënie e papritur? Disa thonë se një shkak kryesor është përhapja e gjerë e bujqësisë moderne tregtare dhe shpërbërja pasuese e fermave të vogla familjare, gjë që ka sjellë si rezultat humbjen e varieteteve tradicionale, shumë të ndryshueshme të prodhimeve.

Humbja e varieteteve të bimëve mund t’i bëjë prodhimet gjithnjë e më të zbuluara ndaj dështimeve. Për shembull, konsideroni zinë e madhe të patateve në Irlandë gjatë viteve 1845⁠-⁠1849, gjatë së cilës gati 750.000 njerëz vdiqën nga uria kur një sëmundje bimësh shkatërroi shumicën e prodhimeve të patateve. Cili ishte shkaku biologjik për këtë tragjedi? «Uniformiteti gjenetik»,​—⁠thotë një raport i Kombeve të Bashkuara.

Mbi 1.000 banka gjenesh u ndërtuan në mbarë botën gjatë viteve 70 dhe 80 për të grumbulluar dhe ruajtur burimet gjenetike të bimëve. Por një numër i këtyre bankave të gjeneve po bien me shpejtësi dhe disa prej tyre janë mbyllur tashmë. Raportohet se vetëm rreth 30 vende tani kanë ndërtesa të përshtatshme për depozitimin afatgjatë dhe ruajtjen e sigurt të farërave të bimëve.

Bibla premton se nën sundimin e Mbretërisë së Krishtit, Jehovai «do t’u përgatitë tërë popujve . . . një banket me gjellë të shijshme, me verëra të vjetra dhe me gjellë të shijshme me shumë palcë». (Isaia 25:⁠6) Sa mirënjohës mund të jemi që Perëndia Jehova, «Ai që i jep ushqimin çdo krijese» dhe Krijuesi i shumëllojshmërisë gjenetike, do të kënaqë çdo kërkesë të ushqimit që ka njeriu!​—⁠Psalmi 136:25; Zanafilla 1:⁠29.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo