BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/98 f. 10-11
  • Rojtarët e fareve: Një profesion që po zhduket

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rojtarët e fareve: Një profesion që po zhduket
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • I bëjnë ballë stuhive
  • Vetmia dhe monotonia
  • Një profesion që po zhduket
  • Të ecim drejt dritës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2002
  • «Zonja» e vetmuar e Bosforit
    Zgjohuni!—2003
  • Do të ecim me integritet!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 2/98 f. 10-11

Rojtarët e fareve: Një profesion që po zhduket

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË KANADA

«NUK ka absolutisht asgjë tjetër që do të bëja në vend të kësaj»,​—⁠kanë thënë rojtarët e fareve në mënyrë të përsëritur. Një burrë që la vendin e tij si administrator në një fabrikë plastmasi në Toronto, Kanada, për t’u bërë rojtar i një fari 106⁠-⁠vjeçar, tha se kjo punë e bëri të ndihej «10 vjet më i ri».

Përgjegjësia kryesore e një rojtari të farit është të mbajë një dritë që mund të dallohet nga marinarët. Atij i kërkohet, gjithashtu, të vërë në punë dhe të mirëmbajë boritë e mjegullës si edhe t’u japë informacione mbi motin me radio peshkatarëve dhe anijeve që kalojnë andej.

Në vitet e kaluara, rojtarëve të fareve u duhej t’i mbanin rezervuarët e vajit plot, fitilat të ndezur dhe xhamat e dritareve pa tym. Nuk ishte e pazakontë që rojtarët ta kalonin gjithë natën duke rrotulluar me dorë një fener për të drejtuar anijet, kur dritat e farit nuk mund të riparoheshin menjëherë ose ta kalonin natën duke i rënë një kambane mjegulle me çekan, kur boritë e mjegullës nuk punonin më.

I bëjnë ballë stuhive

Stuhitë e forta janë një nga shqetësimet kryesore. Një herë, një rojtar fari pa diçka që mendoi se ishte një «re e stërmadhe e bardhë», por ajo doli se ishte një dallgë e vetme gati për t’u përplasur. Dallga u ngrit në lartësinë 15 metra dhe arriti vendbanimin e rojtarit. Kjo dallgë e vetme bëri po aq dëme sa edhe një stuhi e tërë.

Në një rast tjetër, gjatë gjithë natës një stuhi e furishme ere përplasi dallgë kundër farit në Pabniko Harbor, Nova Skocia. Gjithçka që mund të bënin rojtari dhe familja e tij ishte të pritnin e të shpresonin. Aty nga mëngjesi stuhia ishte qetësuar. Por kur rojtari doli përjashta, u habit, sepse pa që toka përreth farit nuk ishte më. Ata nuk ishin më të bashkuar me kontinentin!

Vetmia dhe monotonia

Kur u pyet mbi vetminë, një rojtar fari qeshi lehtë dhe tha: «Njerëzit na thonë: ‘Hej burra, si ia dilni me gjithë atë vetmi?’ Si përgjigje, ne i pyesim: ‘Po ju, si ia dilni të jetoni në qytet me gjithë atë zhurmë e rrëmujë?’»

Në të kaluarën koleksione të vogla librash u vunë në dispozicion të fareve më të largëta në Shtetet e Bashkuara. Kështu, deri në vitin 1885, kishte 420 librari në qarkullim. Në mënyrë të dukshme rojtarët e fareve u bënë lexues të mirë.

Një profesion që po zhduket

Vitet e fundit, faret prej guri të kontrolluara nga njeriu i kanë lënë vendin kullave automatike të thurura me çelik, me drita të fuqishme vezulluese. Detarët nuk zhbirojnë më në errësirë, duke kërkuar një sinjal të dobët ose një flakë të vogël. Sot, llampat e fuqishme volfram-halogjen dhe sinjalet buçitëse e depërtuese të mjegullës e paralajmërojnë marinarin për rreziqet e detit.

Anijet, të pajisura për të marrë sinjale nga stacionet e dritës, tani e dinë pozicionin e tyre pavarësisht se sa e dendur është mjegulla. Teknologjia moderne e lejon lundërtarin t’i rrahë detet nga bregu në breg, i sigurt se mund t’i shmangë ranishtet, shkëmbinjtë e rrezikshëm nënujorë të koraleve dhe shkëmbinjtë mashtrues afër bregut.

Si pasojë e teknologjisë moderne, rojtarët e fareve po zhduken me shpejtësi nga skena e botës. Duke e ndier se një pjesë e jetës së tij kishte shkuar përgjithmonë, një rojtar fari meditoi me trishtim se po linte atë që kishte qenë shtëpia e tij ishullore për 25 vjet: «Kemi kaluar një jetë të kënaqshme këtu. Nuk kemi dashur kurrë që të largoheshim me të vërtetë.»

Megjithatë, llampat rrotulluese, llampat ndihmëse, llampat e urgjencës, sinjalet me tinguj dhe sinjalet radar, të gjitha këto kërkojnë shërbime dhe stacionet kanë akoma nevojë për mirëmbajtje. Kullat e dritës shërbehen tani nga teknikë udhëtues.

Ata që i çmojnë vitet e shumta të shërbimit që janë dhënë nga rojtarët e fareve kanë po ato ndjenja të një njeriu në Angusta, Mein, i cili u ankua: «Thjesht, nuk do të jetë njësoj ta shohim farin dhe të dimë se drita po mbahet nga një kompjuter, duke e ditur se njerëzit kanë ikur.»

[Kutia në faqen 11]

Fari i parë

Fari i parë në historinë e regjistruar u përfundua gjatë mbretërimit të Ptolemeut II të Egjiptit. Ai u ndërtua rreth vitit 300 p.e.s. dhe ishte vendosur në Ishullin Faros, pikërisht në hyrje të asaj që tani është porti i Aleksandrisë. U deshën 20 vjet për ta ndërtuar me një kosto prej 2,5 milionë dollarësh.

Tekste historike tregojnë se ai ishte mbi 150 metra i lartë. Dhoma e sipërme kishte dritare që shihnin nga deti, pas të cilave kishte zjarre me dru ose ndoshta pishtarë që, sipas Jozefit, mund të shiheshin më larg se 50 kilometra.

Struktura kolosale prej guri u konsiderua një nga shtatë mrekullitë e botës. Zjarri i saj flakërues shërbeu si dritë paralajmëruese për 1.600 vjet dhe ka shumë mundësi të jetë shkatërruar nga një tërmet.

Ndërsa shekujt kalonin, me mijëra fare të përmasave dhe të llojeve të ndryshme u ndërtuan nëpër porte kudo në botë. Faret e vjetra prej guri mbijetojnë sot si muzeume e tërheqje turistike në parqet kombëtare, shtetërore, vendase dhe të qyteteve e shihen nga miliona turistë.

[Figura në faqen 10]

Fari i Kepit Spear, Njufaundlend, Kanada

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo