BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/98 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Diktimi i hershëm i kancerit të gjirit
  • Narkotikë pa recetë
  • Pushteti i nxënëseve
  • Njeriu më i vjetër në botë vdiq
  • Fëmijë dygjuhësh
  • Meraku në rritjen e fëmijëve kinezë
  • Armiku më i keq i peshkaqenëve?
  • Mbledhje nga qielli
  • Kanadezët e zënë
  • Stresi i papunësisë
  • Peshkaqeni i bardhë i madh nën sulm
    Zgjohuni!—2000
  • Peshkaqenët në rrezik
    Zgjohuni!—2007
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2003
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 2/98 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

Diktimi i hershëm i kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është tumori malinj më i zakonshëm mes grave braziljane, që prek afërsisht 1 në 12 gra,​—⁠raporton revista braziljane Medicina Conselho Federal. Revista inkurajon, që gratë mbi 25 vjeç, të bëjnë një vetkontrollim të rregullt të gjirit. Medicina, gjithashtu, i rekomandon gratë që të bëjnë mamografinë e parë ndërmjet moshës 35 dhe 40 vjeç, një mamografi çdo dy vjet, ndërmjet moshës 40 dhe 50 vjeç dhe paskëtaj, çdo vit. Megjithëse, gratë që kanë një dietë të pasur me yndyrna të ngopura dhe ato, që në historinë e familjes e kanë pasur këtë sëmundje, janë në rrezik më të madh, 70 përqind e pacienteve me kancer në gji nuk hyjnë në ndonjë kategori me rrezikshmëri të lartë. Ky fakt, vëren Medicina, «tregon qartë rëndësinë e një norme diktimi të hershëm».​​—⁠⁠Shiko Zgjohuni! e 8 prillit 1994, anglisht.

Narkotikë pa recetë

The Irish Times raporton se në Irlandën e Veriut dhënia pas ilaçeve pa recetë është në rritje. Në Irlandën e Veriut, si në shumë vende të tjera, produkte të tilla si qetësues dhimbjesh dhe shurup kolle, që përmbajnë kodeinë ose ilaçe që mund të çojnë në narkotizëm, mund të merren pa një recetë. Disa, që narkotizohen në mënyrë të pavullnetshme, luftojnë për të mbajtur zakonet e tyre, derisa tërheqja prej tyre mund të shkaktojë vuajtje të rëndë dhe të përfshijë të përziera dhe depresion. Një narkoman harxhoi trashëgiminë e tij, shiti shtëpinë dhe grumbulloi një borxh prej 29.000 $ për të paguar 70 shishe me ilaçe çdo javë. Frenk MekGoldrik, nga Grupi i Kërkimeve mbi Varësinë Kimike në Belfast, thotë se shumicës së abuzuesve të ilaçeve pa recetë nuk u pëlqen të pranojnë varësinë ndaj tyre dhe me moskokëçarje largojnë nga mendja idenë se janë duke dëmtuar veten. «Ata nuk janë duke thyer ligjin»,​​—⁠⁠vëren MekGoldrik. «Shumica as nuk e kuptojnë që janë abuzues.»

Pushteti i nxënëseve

Gjimnazistet janë konsumatoret që përcaktojnë modën në Japoni,​—⁠thotë një raport i botuar në The Daily Yomiuri. Trillet shpërndahen me shpejtësi përmes bisedave me bashkëmoshatarët e tyre, që mund të kapërcejnë 1.000 të njohur. Përmes prindërve dhe vëllezërve e motrave, ndikimi i tyre shtrihet edhe në grupmosha të tjera. «Vajzat janë bekuar me veti konsumatore ideale: lekë, kuriozitet për të renë dhe kohë për t’i plotësuar këto dëshira.» Rreth 68 përqind e adoleshentëve japonezë kanë fonde, që arrijnë një mesatare prej 220$ në muaj dhe shumë prej tyre marrin, gjithashtu, fonde nga gjyshërit e dashur dhe nga punët gjysmë-ditore. Sociologët janë të shqetësuar për genzai shiko e vajzave ose qëndrimin jeto sot për sot, si edhe për mungesën e përgjithshme të synimeve personale më kuptimplota. Një studim i kohëve të fundit nxori si përfundim se gjimnazistet e sotme «vuajnë nga mërzia e sigurimit të çdo gjëje që duan, pa derdhur një pikë djerse».

Njeriu më i vjetër në botë vdiq

Zhan Luis Kalmen, personi më i vjetër në botë sipas Librit Gines së rekordeve botërore, vdiq më 4 gusht 1997, në moshën 122 vjeçare,​—⁠raporton gazeta franceze Le Figaro. Zhan lindi më 21 shkurt 1875, në Arles, në juglindje të Francës, përpara shpikjes së llambës elektrike, gramafonit dhe makinës. E martuar më 1896, ajo kishte një vajzë, pas vdekjes së të cilës jetoi edhe 63 vjet të tjera, si edhe një nip, i cili vdiq më 1963. Ajo kujtonte takimin me piktorin Vincent van Gog më 1888, kur ishte adoleshente dhe ishte një mike e poetit Frederik Mistral, i cili fitoi çmimin Nobel më 1904. Zhan fliste me shumë romuze për sekretet e jetëgjatësisë, duke përmendur faktorë të tillë si të qeshurat, aktivitetet dhe «për një stomak ngjashëm një struci».

Fëmijë dygjuhësh

Ndërsa një foshnjë mëson gjuhën e nënës, pjesa më e madhe e aftësive të tij për të folur është ngulitur në një zonë të trurit që njihet si fusha Broca. Kohët e fundit, studiuesit në Memorial Sloan⁠-⁠Kettering Cancer Center, në Nju Jork, përdorën rezonancë magnetike nukleare funksionale për të përcaktuar se ç’pjesë e trurit është aktive kur persona dygjuhësh përdorin njërën gjuhë ose tjetrën. Ata zbuluan se kur një person mëson dy gjuhë njëkohësisht, ndërsa është fëmijë i vogël, të dyja këto gjuhë janë vendosur në të njëjtën pjesë të fushës Broca. Megjithatë, kur një gjuhë e dytë mësohet gjatë adoleshencës ose më vonë, duket se kjo vendoset përbri asaj të parës, në vend që të ngatërrohet me të. Gazeta e Londrës, The Times, komenton: «Duket sikur mësimi i gjuhës së parë ka vendosur qarqet në fushën Broca dhe kështu që gjuha e dytë duhet të gjejë vend gjetkë.» Studiuesit kuptojnë që kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar përse është më e vështirë të mësohet një gjuhë e dytë më vonë në jetë.

Meraku në rritjen e fëmijëve kinezë

China Today, raporton se nën kujdesin e Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore, kohët e fundit është ndërmarrë një studim në shkallë të gjerë, në lidhje me marrëdhëniet prind⁠-⁠fëmijë. Kërkimi zbuloi se nga ana e tyre shumë prindër, ishin të shqetësuar për sa i përket rritjes së fëmijëve sot. Sipas China Today, «disa ndihen tërësisht të pasigurt në lidhje me atë që u duhet mësuar fëmijëve: morali tradicional kinez si ndershmëria, modestia, vetpërmbajtja dhe kujdesi, ose norma moderne konkurruese e jetës»? Pothuajse 60 përqind e prindërve janë të shqetësuar për ndikimin negativ të TV te fëmijët. Bu Ue, një kërkues lajmesh, i këshilloi prindërit që të rregullonin programet, të cilat fëmijët i shikonin, sipas moshës dhe personalitetit të tij apo të saj. Të shikojnë e të diskutojnë programet me fëmijën dhe të mos lejojnë që TV të thithë tepër kohën e fëmijës.

Armiku më i keq i peshkaqenëve?

Në përgjithësi, peshkaqenët ngjallin frikë te njeriu. Por, me sa duket edhe peshkaqenët kanë një arsye më të madhe për t’iu frikësuar njeriut. Më pak se njëqind njerëz vdesin çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve, ndërsa nga peshkatarët çdo vit vriten një numër prej 100.000.000 peshkaqenësh,​—⁠ raporton gazeta franceze Le Monde. Ky fakt i shqetëson shumë biologët e detit, të cilët kanë frikë se baraspeshimi natyror i oqeaneve mund të prishet nëse shfarosja vazhdon. Peshkaqenët luajnë një rol jetësor në kontrollimin e popullimit detar. Duke qenë se peshkaqenët janë të ngadalshëm në arritjen e pjekurisë seksuale dhe kanë vetëm pak këlyshë, pas një periudhe të gjatë shtatzënie, peshkimi i tepruar kërcënon që të çojë disa lloje peshkaqenësh drejt zhdukjes. Një praktikë, për të cilën ekspertëve detarë ju vjen veçanërisht keq, është prerja e pendëve për ushqim dhe hedhja e peshkaqenit përsëri në det që të ngordhë.

Mbledhje nga qielli

Aeroplanë që fluturojnë ngadalshëm, të quajtur «ultralehtë», po përdoren tani nga shumë fermerë australianë për mbledhjen e bagëtisë në fermat e gjedhëve dhe deleve të tyre mjaft të mëdha,​—⁠raporton gazeta The Sunday Mail e Brisbein, në Australi. Një fermer nga Kuinslend thotë se «ultralehti» i tij e shpëtoi atë nga rroga dyjavëshe për disa burra, që i merrte sa herë që mblidhte delet e tij. «Motoçikleta zëvendësoi kalin dhe tani «ultralehti» po zëvendëson motoçikletën»,​—⁠tha ai. Aeroplanët me peshë të lehtë janë të pajisur me magnetofonë të fuqishëm që përhapin incizime të lehjeve të qenve. Duke dëgjuar këtë, «të trembura, gjedhët e delet fillojnë të vrapojnë me galop dhe drejtohen për në vathën më të afërt»,​—⁠bën të ditur artikulli.

Kanadezët e zënë

Gazeta The Globe and Mail thotë se, kanadezët po punojnë me orë të zgjatura dhe shumë janë duke vuajtur nga ndikimi i kësaj. Frika ekonomike i ka vënë burrat dhe gratë, duke përfshirë prindërit e fëmijëve të vegjël, nën presionin për të punuar gjatë dhe me gjithë forcat. Pothuaj 2.000.000 kanadezë punojnë mesatarisht, jashtë orarit, nëntë orë në javë dhe 700.⁠000 janë të dypunësuar, duke bërë të paktën një punë ekstra. Disa studiues thonë se nivelet e ankthit janë rritur me një shpejtësi marramendëse, veçanërisht mes nëpunësve. Ekspertët janë të shqetësuar për ndikimet që kjo prirje ka mbi fëmijët, të cilët i shohin pak prindërit e tyre. Dr. Keri Deli, i departamentit të studimeve familjare në Universitetin e Guelfit, në Ontario, vëzhgon: «Njerëzit ndiejnë se jeta po ju del me të vërtetë jashtë kontrollit. Ata nuk janë të sigurt se si të dalin prej kësaj gjendjeje.»

Stresi i papunësisë

Sipas studimeve, që janë përmendur në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, streset emocionale dhe shoqërore të papunësisë mund të ndikojnë në shëndetin e një personi. Thuhet se sistemi imunizues i trupit dobësohet nga strese të tilla. Të papunët, gjithashtu, janë më të prirë për të pasur presion të lartë gjaku dhe infarkte në krahasim me ata që janë të punësuar. «Stresi, që duhet të durojë një i papunë nga shumë kohë, është më i keq dhe mbart më shumë pasoja nga ai që është i punësuar»,​—⁠pohon Profesor Tomas Kieselbak i Universitetit të Hanovrit, në Gjermani. «Pothuajse të gjithë të papunët vuajnë në një mënyrë ose në tjetër nga shqetësime depresive.» Numri i të papunëve në Bashkimin Evropian është thënë të jetë afërsisht i barabartë me numrin e popullsisë së Danimarkës, Finlandës dhe Suedisë, të marra së bashku.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo