BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/98 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Imigrantët rrezikojnë të vdesin
  • Gjendja e vështirë e fëmijëve në luftë
  • Zbulohen kafshë «të panjohura»
  • Feja në udhëkryq
  • Mijëvjeçari tashmë i përfunduar?
  • Tani janë edhe macet
  • «Epidemia e dhjamosjes»
  • Devocion aty ku s’duhet?
  •  Përfitimi nga shitja e narkotikëve
  • Fëmijë të dhjamosur: Çfarë mund të bëhet?
    Zgjohuni!—2009
  • A po bëhet dhjamosja një epidemi botërore?
    Zgjohuni!—2003
  • A është dhjamosja vërtet një problem?
    Zgjohuni!—2004
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 3/98 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

Imigrantët rrezikojnë të vdesin

Çdo vit mijëra imigrantë ilegalë rrezikojnë jetën e tyre për të kërkuar punë dhe një standard më të mirë jetese në Afrikën e Jugut. Thuhet se qindra imigrantë përfundojnë në gojën e krokodilëve, ndërsa notojnë përgjatë lumit Limpopo. Të tjerë shtypen nga elefantët ose vriten nga luanët, ndërsa kalojnë në këmbë përmes parkut kombëtar Kruger. Nëpunësit e parkut kohët e fundit vranë pesë luanë, të cilët ishin bërë njerëz⁠-⁠ngrënës. «Autopsitë e të pesë luanëve,​—⁠raporton gazeta The Star e Johanesburgut,​—⁠zbuluan mbeturina njerëzore në aparatet tretëse të luanëve.» Numri i saktë i imigrantëve ilegalë të vrarë nga luanët nuk dihet. «Patrulla të rregullta kanë gjetur gjurma njerëzish, të cilat në mënyrë të pashpjegueshme zhdukeshin plotësisht e menjëherë»,​—⁠thotë gazeta. «Një luan mashkull plotësisht i rritur është i aftë të hajë 70 kg mish njëherësh. Mundësitë që mbetjet njerëzore të lihen si dëshmi janë shumë të pakta, veçanërisht pasi në gjahun e luanit mbërrijnë hijenat dhe çakallët.»

Gjendja e vështirë e fëmijëve në luftë

Organizatat Terre des Hommes kujdesen për fëmijët e varfër. Sipas Petra Boksler, kryetare e organizatës në Gjermani, «dhjetë vjetët e fundit rreth dy milionë fëmijë kanë humbur jetën e tyre në luftëra, përleshje dhe luftime rrugësh». Për më tepër, raporton Süddeutsche Zeitung, gjashtë milionë fëmijë të tjerë kanë pësuar plagë të rënda fizike dhe dhjetë milionë kanë vraga serioze emocionale. Boksler ankohet se për fëmijët, luftërat kanë marrë kohët e fundit një karakter edhe më të mbrapshtë. Në disa vende, fëmijët janë stërvitur me forcë si vrasës dhe në vende të tjera janë «përdorur si minë-⁠kërkues të gjallë».

Zbulohen kafshë «të panjohura»

«Vetëm pak dekada më parë, sipas njohurisë së përhapur besohej se shumica e gjitarëve të botës, krijesat me gëzof, me gjak të ngrohtë e që japin qumësht, ishin pothuajse të njohura. Kjo nuk është më e vërtetë»,​—⁠thotë U.S.News dhe World Report. «Ndërmjet viteve 1983 dhe 1993, botimeve të Mammal Species of the World, (Llojet gjitare të botës), iu shtuan 459 regjistrime. Në katër vitet e fundit, biologët zbuluan shumë më tepër, brejtës, lakuriq nate, drerë, antilopa, dema të egër e madje majmunë.» Parashikohet se lista e 4.600 llojeve të gjitarëve të njohur deri tani, do të rritet afërsisht në 8.000. Disa «‘zbulime’ gjitarësh u bënë në muzeume, ndërsa shkencëtarët shikonin më nga afër llojet e mbledhura vite më parë». Përveç kësaj, «shumë lloje të reja mbajnë gjallë një sërë parazitësh dhe krijesash të tjera të vogla që, gjithashtu, janë të panjohura për shkencën,​—⁠deklaron artikulli dhe​—⁠1 prej 3 gjitarëve të sapopërshkruar është një gjitar i paparë ndonjëherë nga ndonjë shkencëtar». Shumica e zbulimeve të reja janë bërë në pyjet tropikale dhe në rajone të tjera të izoluara të botës. Xhorxh Shallër, një studiues gjitarësh thotë: «Habitem kur shoh njerëzit të dhënë kaq tepër pas ndonjë bakteri të mundshëm në Mars, kur planeti ynë gëlon nga llojet e pazbuluara.»

Feja në udhëkryq

«Ndërsa ecim drejt fundit të këtij shekulli dhe këtij mijëvjeçari, ekziston një ndjenjë se ai nuk është thjesht një prag simbolik, se një ndryshim i pakrahasueshëm po ndodh»,​—⁠tha Konrad Rajzër, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave. «Problemi është se nuk kuptojmë plotësisht drejtimin ku po na çon ky ndryshim. Prandaj, jemi disi të kufizuar të përcaktojmë në mënyrë aktive procesin e ndryshimit, por vetëm thjesht t’i përgjigjemi atij dhe të reagojmë.» Dr. Rajzër e radhiti «pluralizmin e feve» si një çështje për t’u përballuar. ENI Bulletin, citoi thënien e tij kur u shpreh se i ashtuquajturi krishterim «akoma është më shumë pjesë e problemit se pjesë e zgjidhjes». Ai shtoi: «Ne akoma nuk i kemi zhvilluar mënyrat me të cilat mund të jetojmë me njëri⁠-⁠tjetrin si fqinj, duke mos e shikuar vazhdimisht tjetrin, i cili është i ndryshëm nga ne, për sa i përket bindjes dhe praktikës fetare, si një kërcënim në vend se . . . një burim të fuqishëm pasurimi.»

Mijëvjeçari tashmë i përfunduar?

Sipas studiuesve, «mijëvjeçari faktikisht përfundoi disa vjet më parë. Na vjen keq, por na iku nga duart»,​—⁠deklaron revista Newsweek. Arsyeja? Kalendari ynë, «bazohet mbi një ndarje arbitrare të kohës», që mendohet i bazuar në lindjen e Krishtit. Por, vëren artikulli, studiuesit modernë besojnë se në të vërtetë Jezui kishte lindur disa vjet «përpara Krishtit». Sipas Newsweek, kjo «do të thotë se tashmë jemi plotësisht brenda mijëvjeçarit të tretë». Gabimi u bë nga Dionisi i Shkurtri, i cili në 525 të e.s. u caktua nga papa Gjoni I për të zhvilluar një kalendar standard liturgjik. Dionisi vendosi të përdorte si datë qendrore lindjen e Jezuit, por gaboi në llogaritjen e saj. «Historianët nuk do ta dinë kurrë me saktësi se kur lindi Jezui», thotë Newsweek. «Edhe data e Krishtlindjeve që feston lindjen e tij është vendosur arbitrarisht. Kisha zgjodhi 25 dhjetorin, besojnë studiuesit, që të përkojë​—⁠dhe të zëvendësohet në mënyrë fetare​—⁠me festat pagane të solsticit të dimrit.» Kronologjia e Biblës tregon se Jezui lindi në vitin 2 p.e.s.

Tani janë edhe macet

Për dekada, në shtetin e Nju Jorkut, ishte krim të lije vendin e një aksidenti që përfshinte një lopë, një kalë ose një qen, pa u përpjekur për të gjetur pronarin e kafshës apo të paktën pa lajmëruar policinë e zonës. Macet nuk përfshiheshin. Megjithatë, tani çështja është marrë nën shqyrtim nga një projektligj i ri, që u miratua në një masë të madhe dhe u fut në ligj. I njohur si projektligji «Macja e Shtypur», ky ligj e quan krim të lësh vendin e aksidentit ku dëmtohet një mace, pa raportuar të paktën në polici për dëmtimin. Mosraportimi mund t’i çojë në pagimin e një gjobe prej 100$ «dëmtuesit që ia mbathin» të maceve. «Për ata që i duan macet, kjo paraqet mundësinë e shkëlqyer që treguesi i diskriminimit kundër një lloji të veçantë mund të marrë fund»,​—⁠komentoi The New York Times.

«Epidemia e dhjamosjes»

«Një epidemi në rritje e dhjamosjes po kërcënon shëndetin e miliona personave në të gjithë botën»,​—⁠raporton The Journal of the American Medical Association, duke cituar një paralajmërim të dhënë nga Organizata e Shëndetit Botëror. «Specialistë të ushqimit dhe shëndetit nga 25 vende thanë se përhapja e dhjamosjes te të rriturit arrin në 25% në disa vende të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës. Shifra arrin deri në 40% për gratë në Evropën Lindore, në vendet mesdhetare dhe gratë zezake në Shtetet e Bashkuara. Melanezia, Mikronezia dhe Polinezia kanë përhapjen më të lartë të dhjamosjes, deri në 70% në disa zona.» Ekspertët paralajmëruan se në qoftë se prirjet nuk kthehen ndaj dietave me më pak yndyrë dhe ndaj një mënyre jetese më aktive, shumë vende do të ndeshin një numër të pamasë njerëzish me sëmundje koronare të zemrës, probleme në frymëmarje, ishemi cerebrale, sëmundje të fshikëzës së tëmblit, kancer, diabetin e sheqerit dhe probleme të muskulaturës. «Dhjamosja ‘duhet konsideruar si një nga problemet publike të shëndetit të lëna më tepër pas dore në kohën tonë, me një ndikim negativ mbi shëndetin, që mund të provojë të jetë po aq i madh sa ai i pirjes së duhanit’,​—⁠thanë specialistët.»

Devocion aty ku s’duhet?

Më 1 qershor, 1997, një formë grafike, e shkaktuar në mënyrë të dukshme nga lagështira, u shfaq mbi murin e njërit prej stacioneve të metrosë së qytetit të Meksikës. Për shumë katolikë të devotshëm, kjo ishte një shfaqje e mbinatyrshme e virgjëreshës së Guadalupës, emër i dhënë virgjëreshës Mari në Meksikë. «Kisha Katolike nuk e konsideron shfaqjen e Virgjëreshës së metrosë si një mrekulli të mirëfilltë, por një formim natyror i prodhuar nga filtrimi i ujit në muret e stacionit»,​—⁠deklaroi gazeta El Universal. Megjithëkëtë, shumë njerëz ndalojnë përpara saj për ta adhuruar dhe figura «vizitohej nga më shumë se një mijë persona në orë». Një kënd i vogël u ndërtua për figurën dhe u inaugurua nga një prift katolik.

 Përfitimi nga shitja e narkotikëve

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është llogaritur se ekzistojnë afërsisht 340 milionë narkomanë në të gjithë botën. Siç u raportua në Jornal da Tarde, «varësia nga qetësuesit vjen e para me 227,5 milion përdorues apo afërsisht 4 përqind e popullsisë së botës. Pastaj vjen marihuana me 141 milionë përdorues, gjithsej 2,5 përqind e popullsisë globale. Gjithashtu, llogaritet se vetëm 5 deri 10 përqind e masës së narkotikëve të paligjshëm janë konfiskuar nga policia. Shitja e narkotikëve siguron deri 400 miliardë dollarë çdo vit. Në disa raste, shpërndarësit përfitojnë deri 300 përqind​—⁠«përfitime që kurrë nuk mund të arrihen në ndonjë lloj tjetër biznesi»,​—⁠thotë gazeta.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo