BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/98 f. 31
  • Ato mbrojnë delet nga kojotat

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ato mbrojnë delet nga kojotat
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Jezui kujdeset për delet e tij
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • «Do ta kërkoj të humburën»
    Kthehu te Jehovai!
  • Deve në Ande?!
    Zgjohuni!—2004
  • Ku të gjejmë ngushëllim?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 9/98 f. 31

Ato mbrojnë delet nga kojotat

KOJOTAT janë një kërcënim kryesor ndaj mjetit të jetesës së fermerëve të deleve në Shtetet e Bashkuara perëndimore. Vetëm në vitin 1996, gjuetarët shtetërorë vranë më shumë se 82.000 kojota dhe që nga viti 1990 janë vrarë më shumë se 600.000 prej tyre. Por disa rritës delesh kanë zbuluar një mënyrë tjetër për t’i mbrojtur kopetë e tyre. Ata kanë importuar lama nga Amerika e Jugut.

Lama është e së njëjtës familje me devenë. Në fakt, në fillim të këtij viti u bë kryqëzimi i një deveje me një lama femër, nga i cili lindi një kafshë që i ngjan të atit. Lama mund të peshojë rreth 100 kilogramë dhe mesatarisht shkon deri në 120 centimetra gjatësi deri te shpatullat. Ka qime të gjata, normalisht të bardha, por që mund të jenë edhe ngjyrë kafe ose të zeza. Por ajo që është më e rëndësishmja për rritësit e deleve, lama interesohet për delet dhe i mban larg kojotat.

«Ajo i qëllon ata dhe turfullon kokën,—shpjegon Beki Ued, një rritëse delesh.—Nuk kemi humbur asnjë dele për shkak të kojotave nga katër vjet.» Por, duke pranuar se lama nuk është zgjidhja e përsosur, Ued shton: «Na hyri një ari në kope dhe humbëm katër dele.»

Një grup rritësish delesh që synojnë për ruajtjen e ambientit kanë formuar Kooperativën e Rritësve të Leshit të deles. Kjo është një shoqatë që shet leshin që reklamohet si «miqësor ndaj grabitqarëve», me një fjalë, lesh delesh nga rritësit që përdorin metoda jo vdekjeprurëse për kontrollin ndaj grabitqarëve. Përveç lamave, përdoren edhe qen rojë dhe gomerë për të ruajtur delet.

Kooperativa e Rritësve të Leshit të deles ka bërë kontrata me punonjës shtëpiakë për thurjen e rrobave të leshta. Për këtë lesh vihet një çmim i lartë e pulovrat, kapelet, kuvertat dhe sende të tjera të bëra prej këtij leshi kushtojnë më shumë. A paguajnë njerëzit më shumë për këto sende? «Njerëzit paguajnë më shumë kur u them nga cila lloj ferme ka ardhur,—shpjegoi një pronare dyqani në Çatham, Nju Jork.—Atyre u pëlqen kjo, sepse pas pulovrës fshihet një histori.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo