BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/98 f. 23-25
  • Pse duhet të jetoj pa prindërit e mi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse duhet të jetoj pa prindërit e mi?
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nuk është faji yt
  • Një përvojë traumatike
  • Kërko ndihmë
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Të rinj, ju ndikoni në zemrën e prindërve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Të nderojmë prindërit tanë të moshuar
    Sekreti i lumturisë familjare
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 12/98 f. 23-25

Të rinjtë pyesin . . .

Pse duhet të jetoj pa prindërit e mi?

«Si ishte jeta pa prindër? Mund të them se ishte e trishtueshme për shumë arsye. Është shumë e vështirë të rritesh pa përzemërsinë dhe dashurinë e prindërve.» —Zhoakin.

«Sfida më e madhe që hasja ishin ditët kur prindërit e fëmijëve duhej të vinin dhe të nënshkruanin dëftesën shkollore. Ndihesha shumë e trishtuar dhe e vetmuar. Ndihem ende ashtu disa herë.»—Abelina 16-vjeçare.

KJO është një tragjedi e kohëve tona: miliona të rinj që rriten pa prindër. Në Evropën Lindore mijëra fëmijë kanë mbetur jetimë për shkak të luftës. Në Afrikë epidemia e SIDA-s ka bërë një kërdi të ngjashme. Disa fëmijë thjesht janë braktisur nga prindërit e tyre. Familje të tëra janë ndarë si rezultat i luftës ose i një katastrofe natyrore.

Situata si këto ishin të zakonshme edhe në kohët biblike. Për shembull, në Shkrime përmendet shpesh gjendja e mjeruar e jetimit. (Psalmi 94:6; Malakia 3:5) Luftërat dhe rrethanat e tjera tragjike i ndanin familjet edhe në atë kohë. Kështu, Bibla flet për një vajzë të vogël që e kishin shkëputur nga prindërit kur e kishte marrë me vete një bandë plaçkitësish sirianë.—2. Mbretërve 5:2.

Ndoshta ti je një prej miliona të rinjve që janë pa prindër. Nëse po, atëherë ti e di se sa angështuese mund të jetë kjo situatë. Po pse të ka ndodhur ty?

Nuk është faji yt

A të ndodh të pyesësh veten nëse Perëndia po të ndëshkon në njëfarë mënyre? Ose ndoshta ndihesh i zemëruar me prindërit e tu, për faktin që kanë vdekur, sikur ta kishin bërë me paramendim. Para së gjithash, të jesh i sigurt se Perëndia nuk është i zemëruar me ty. Dhe as prindërit e tu nuk e zgjodhën me qëllim që të të linin vetëm. Vdekja është fundi tragjik i njerëzimit të papërsosur dhe disa herë ajo bie mbi prindërit, kur fëmijët e tyre janë ende të vegjël. (Romakëve 5:12; 6:23) Me sa duket, edhe vetë Jezu Krishti përjetoi vdekjen e babait të tij të dashur birësues, Jozefit.a Sigurisht që kjo nuk ndodhi për shkak të ndonjë mëkati të Jezuit.

Kupto edhe se ne po jetojmë në «kohë kritike, të vështira». (2. Timoteut 3:1-5, BR) Dhuna, lufta dhe kriminaliteti kanë vrarë pa dallim miliona njerëz në këtë shekull. Të tjerë kanë qenë viktima të ‘kohës dhe të ngjarjes së paparashikuar’ që mund t’i bien kujtdo. (Predikuesi 9:11, BR) Sado e dhimbshme të jetë vdekja e prindërve të tu, thjesht nuk ishte faji yt. Në vend se të stërmundohesh, duke ia hedhur fajin vetes ose të përpihesh nga hidhërimi, ngushëllohu në premtimin e Perëndisë për një ringjallje.b Jezui paratha: «Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora në të cilën të gjithë ata që gjenden në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.» (Gjoni 5:28, 29, BR) Abelina, e përmendur në fillim të artikullit, thotë: «Dashuria ime për Jehovain dhe shpresa e ringjalljes më kanë ndihmuar shumë.»

Por ç’të themi nëse prindërit e tu janë gjallë, por të kanë braktisur? Perëndia u kërkon prindërve që t’i rritin dhe të kujdesen për fëmijët e tyre. (Efesianëve 6:4; 1. Timoteut 5:8) Gjithsesi, mjerisht disa prindër kanë treguar një mungesë skandaloze «përzemërsie natyrale» për pasardhësit e tyre. (2. Timoteut 3:3, BR) Për të tjerë, braktisja është rezultati përfundimtar i varfërisë ekstreme, narkotizmit, burgosjes ose alkoolizmit. Duhet pranuar se ka edhe prindër që i braktisin fëmijët e tyre thjesht për shkak të egoizmit. Cilado qoftë arsyeja, të jesh i ndarë nga prindërit është shkretuese. Por kjo nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon te ti ose që të duhet të torturosh veten me ndjenja faji. Në të vërtetë, janë prindërit e tu që do të përgjigjen para Perëndisë për mënyrën se si të kanë trajtuar. (Romakëve 14:12) Sigurisht, nëse prindërit e tu janë detyruar të ndahen prej teje për shkak të rrethanave që nuk ishin nën kontrollin e tyre, si për shkak të një katastrofe natyrore ose të një sëmundjeje, atëherë nuk i duhet hedhur faji askujt! Ekziston gjithnjë shpresa e ribashkimit, edhe pse disa herë kjo shpresë duket e vogël.—Krahaso Zanafillën 46:29-31.

Një përvojë traumatike

Ndërkohë, ti mund të hasësh shumë probleme serioze. Një studim i bërë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, i quajtur Fëmijët në luftë, zbulon: «Fëmijët e pashoqëruar janë fëmijët më të prekshëm, ata që . . . përballojnë pengesat më të vështira për të mbijetuar, ata të cilëve u mungon mbështetja për zhvillimin normal dhe mbi të cilët abuzohet. Ndarja nga prindërit mund të jetë një nga humbjet më traumatike.» Ndoshta gjendesh duke luftuar me ndjenjat e depresionit dhe të zhgënjimit.

Kujto Zhoakinin që u përmend më parë. Prindërit e tij u ndanë dhe pastaj e braktisën atë dhe vëllezërit e motrat e tij. Në atë kohë ai ishte vetëm një vjeç dhe u rrit nga motrat e tij më të mëdha. Ai shpjegon: «Pyesja gjithnjë pse ne nuk kishim prindër si shokët e mi. Dhe kur pashë një baba që po luante me birin e tij, dëshirova që ai të ishte babai im.»

Kërko ndihmë

Sado e vështirë të jetë rritja pa prindër, kjo gjë nuk do të thotë se ti do të dështosh në jetë. Me ndihmë dhe mbështetje, ti jo vetëm që mund të mbijetosh, por edhe mund të rritesh mbarë. Kjo mund të të duket e vështirë për ta besuar, veçanërisht nëse je në vorbullën e trishtimit dhe të pikëllimit. Por kupto se këto ndjenja janë normale dhe se nuk do të të torturojnë përgjithmonë. Në Predikuesin 7:2, 3, lexojmë: «Është më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi sesa të shkosh në një shtëpi ku ka festë . . . Trishtimi është më i mirë se gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.» Po, është normale dhe të bën mirë për shëndetin të qash dhe të pikëllohesh kur ndodh një tragjedi e tmerrshme. Mund ta shohësh të dobishme edhe t’i hapesh një miku që të kupton ose një pjesëtari të pjekur në kongregacion dhe të flasësh për dhimbjen që po ndien.

Është e vërtetë se mund të tundohesh për t’u tërhequr në izolim. Por në Fjalët e urta 18:1 jepet paralajmërimi: «Ai që izolohet, do të kërkojë dëshirën e vet të zjarrtë egoiste, do të shpërthejë kundër çdo mençurie praktike.» (BR) Është më mirë të kërkosh ndihmën e dikujt që është i dashur dhe që të kupton. Në Fjalët e urta 12:25 thuhet: «Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.» Atë «fjalë të mirë» mund ta marrësh vetëm nëse i tregon dikujt për «shqetësimin» tënd.

Kujt mund t’i flasësh? Kërko ndihmë brenda kongregacionit të krishterë. Jezui premton se atje mund të gjesh «vëllezër, motra dhe nëna» që do të të duan dhe do të interesohen për ty. (Marku 10:30) Zhoakini kujton: «Shoqërimi me vëllezërit e krishterë më bëri ta shoh ndryshe jetën. Prania e rregullt në mbledhje më bëri ta dua më shumë Jehovain dhe t’i shërbej atij. Vëllezërit e pjekur i dhanë ndihmë frymore dhe këshilla familjes sime. Sot, disa nga familjarët e mi janë shërbëtorë në kohë të plotë.»

Kujto edhe se Jehovai është «babai i jetimëve». (Psalmi 68:5, 6) Në kohët biblike, Perëndia e inkurajoi popullin e tij që t’i trajtonte me mëshirë dhe me drejtësi jetimët. (Ligji i përtërirë 24:19; Fjalët e urta 23:10, 11) Ai ka të njëjtin interesim edhe sot për të rinjtë që nuk kanë prindër. Prandaj drejtoju Perëndisë në lutje, duke pasur sigurinë se ai kujdeset për ty dhe se do të të përgjigjet. Mbreti David shkroi: «Në rast se vetë ati im dhe nëna ime do të më linin, vetë Jehovai do të më merrte. Shpreso në Jehovain, ji i guximshëm dhe zemra jote le të jetë e fortë.»—Psalmi 27:10, 14, BR.

Megjithatë, një i ri pa prindër ndeshet me shumë sfida të përditshme. Ku do të jetojë? Si do t’ia dalë mbanë ekonomikisht? Në ardhen do të shpjegojmë se si mund të kapërcehen me sukses disa nga këto sfida.

[Shënimet]

a Para se të vdiste, Jezui ia besoi kujdesin për nënën e tij dishepullit Gjon, diçka që nuk do të kishte ndodhur sikur babai birësues i tij, Jozefi, të ishte akoma gjallë.—Gjoni 19:25-27.

b Për informacion se si të përballosh vdekjen e një prindi, shiko artikujt «Të rinjtë pyesin . . .» që janë botuar në Zgjohuni!, 22 gusht dhe 8 shtator 1994, anglisht.

[Diçitura në faqen 24]

«Dashuria ime për Jehovain dhe shpresa e ringjalljes më kanë ndihmuar shumë»

[Figura në faqen 24]

Disa herë mund të të pushtojë ndjenja e vetmisë

[Figurat në faqen 25]

Në kongregacion ka miq që mund të të ndihmojnë dhe të të inkurajojnë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo