BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/99 f. 31
  • ‘Tablo e zymtë për shëndetin mendor’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Tablo e zymtë për shëndetin mendor’
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Kriza globale e shëndetit mendor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për publikun)
  • Ç’duhet të dish për çrregullimet mendore
    Zgjohuni!—2014
  • Perëndia premton shëndet mendor të përsosur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për publikun)
  • Të kemi një pikëpamje biblike për kujdesin shëndetësor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 2/99 f. 31

‘Tablo e zymtë për shëndetin mendor’

«Me gjithë përparimet madhështore të mjekësisë në shumë aspekte të kujdesit shëndetësor,—vëren një artikull i botuar në Synergy, një buletin informativ i Shoqatës Kanadeze për Shëndetin Ndërkombëtar,—ne gjendemi përballë një tabloje të zymtë globale për shëndetin mendor.»

Një raport përfundonte duke thënë se në mbarë botën, 1 në 4 njerëz vuan prej çrregullimeve mendore, emocionale ose të sjelljes. Një studim tjetër tregonte se 1 në 3 pacientë vizitohet te një mjek, ngaqë vuan prej problemeve të shkaktuara nga depresioni ose ankthi. Për më tepër, këto numra, siç thonë kërkuesit, po rriten.

Përse? Një studim i kryer nga Departamenti i Mjekësisë Sociale i Universitetit të Harvardit vëren se sëmundje të tilla, si: depresioni klinik, skizofrenia dhe demenca po shtohen, sepse «gjithnjë e më shumë njerëz janë në moshën e thyer». Megjithatë, ky nuk është shkaku i vetëm. Janë përgjegjëse edhe problemet ekonomike, si edhe stresi në rritje i jetës moderne.

Si mund të ndryshohet kjo pamje e trishtuar? Ekspertët thonë se ndërmjet aspekteve të shumta të kujdesit shëndetësor, shëndetit mendor i duhet dhënë përparësi, sepse ai «paraqet një prej fushave të reja më kryesore në përmirësimin e gjendjes së njeriut».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo