BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/99 f. 19-20
  • Trajtimi pa gjak—Ajo që thonë ekspertët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trajtimi pa gjak—Ajo që thonë ekspertët
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Alternativa pa gjak
  • Përfaqësimi i Dëshmitarëve të Jehovait
  • Transfuzionet e gjakut: A kanë të ardhme në mjekësi?
    Zgjohuni!—2006
  • Konferencë e jashtëzakonshme në Moskë mbi kirurgjinë pa gjak
    Zgjohuni!—1999
  • Gjaku
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Alternativa me cilësi ndaj transfuzionit
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
Zgjohuni!—1999
g 3/99 f. 19-20

Trajtimi pa gjak—Ajo që thonë ekspertët

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË NORVEGJI

«EDHE nëse do të harroja gjithçka tjetër nga ky kongres, këndin tuaj nuk do ta harroj.» Kështu tha një mjek që mori pjesë në Kongresin e 25-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të mbajtur në Oslo, Norvegji, verën e kaluar (27 qershor deri më 2 korrik 1998). Ai sapo kishte vizituar këndin e informacionit që kishin ngritur Dëshmitarët e Jehovait si grup ekspozues i miratuar.a

Në këtë kongres morën pjesë më shumë se 1.700 mjekë nga 83 vende. Një pjesë e madhe e delegatëve përfaqësonin qendrat e konservimit të gjakut, por kishte edhe hematologë, kirurgë dhe anesteziologë. Çfarë informacioni ndanë specialistët në këtë takim të nivelit të lartë? Çfarë paraqitën në ekspozitën e tyre Dëshmitarët e Jehovait dhe si reaguan delegatët ndaj kësaj?

Alternativa pa gjak

Ndërmjet subjekteve që u morën në shqyrtim ishin transfuzioni i gjakut, ekzaminimi i gjakut dhe alternativat mjekësore në vend të gjakut të njeriut. Dr. K. V. Praus, i Shërbimit Kombëtar Skocez të Transfuzionit të Gjakut, foli mbi temën «Alternativa në vend të gjakut të njeriut dhe burimet e gjakut». Ai përmendi faktorë të ndryshëm rikombinantë (sintetikë) të rritjes që mund të ngrenë nivelet e rruazave të gjakut duke stimuluar prodhimin e këtyre qelizave nga trupi. Eritropojetini, për shembull, prodhohet nga veshkat dhe nxit formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Por tani kjo substancë mund të prodhohet në laboratorë. Dr. Praus tha se ‘eritropojetini sintetik ka provuar se është një trajtim i vlefshëm për format e ndryshme të anemisë’.

Një substancë e ngjashme është formuar për ta nxitur trupin që të prodhojë pllakëzat e gjakut. Dr. Praus tha: «Zbulimet më të fundit në këtë fushë janë faktorët trombopojetikë të rritjes. Tashmë është autorizuar përdorimi i interleukinit 11 për ndikimin e tij në rritjen e numrit të përgjithshëm të pllakëzave . . . dhe ka të ngjarë që përdorimi i trombopojetinit dhe homologut të tij, rh-PEG-MGDF, të autorizohet së shpejti.»

Dr. Praus përmendi, gjithashtu, faktorët sintetikë të mpiksjes (proteina të plazmës) që kanë dalë me vlerë në trajtimin e të sëmurëve me hemofili: «Ekuivalentët rikombinantë të një numri proteinash të plazmës janë autorizuar të përdoren dhe në disa raste janë përcaktuar si terapia e preferuar për shkak të problemeve të lidhura me fuqinë infektuese virale të përbërësve që nxirren prej plazmës.» Dr. Praus shtoi se «disa faktorë të tjerë mpiksës janë tani në rrugën drejt prodhimit».

N. S. Feithfull, i cili bën pjesë në një korporatë farmaceutike, bëri një prezantim të perfluorokarboneve (PFC). Disa perfluorokarbone mund të transportojnë oksigjen në sistemin e qarkullimit të gjakut. Seria e parë e këtyre substancave kimike nuk doli e pranueshme si gjak «artificial». A është bërë përparim? Feithfull tha: «Gjatë pak viteve të fundit, teknologjia e PFC-së ka ecur përpara dhe janë kryer prova klinike duke përdorur [dy] seri [të dyta] të emulsioneve të PFC-së.» Ai raportoi mbi provat e njërës prej këtyre serive që përfshinin 256 pacientë, të cilët iu nënshtruan kirurgjisë ortopedike, gjinekologjike ose urologjike, procedura që shpesh çojnë në humbje të mëdha gjaku. Rezultatet? «Të dhënat nga të dyja studimet treguan se ky transportues oksigjeni ishte shumë më i mirë sesa gjaku për të frenuar shtypjen e këtyre butonave [shtypja e një butoni tregon nevojën për një transfuzion gjaku]. Treguan edhe se shtypja e butonave frenohej për një kohë shumë më të gjatë, sesa frenimi që shkaktonte dhënia e gjakut të vetë individit.»

Në kongres u tha, gjithashtu, se madhësia e pjesëzave të PFC-së që gjenden në këto emulsione «është shumë e vogël . . . , rreth 40 herë më e vogël sesa diametri i një rruaze të kuqe gjaku. Kjo madhësi e vogël mund t’u japë mundësi pjesëzave të PFC-së që të përshkojnë kapilarë përmes të cilëve nuk lëvizin rruaza të kuqe». Kjo duket se sjell dobi në rastin kur disa inde dëmtohen dhe u mungon gjaku.

Një mjek britanik theksoi nevojën për të përdorur më pak gjak në procedurat kirurgjike. Ai e theksoi me forcë këtë gjë për shkak të sasive të pakta të rezervave të gjakut dhe për shkak të rreziqeve që lidhen me transfuzionet. Për të theksuar se sa shumë mund të bëhet në drejtim të uljes së përdorimit të gjakut, ai tregoi për një kirurg që e përdori gjakun vetëm në 10 për qind të operacioneve që kreu në kyçin e kockës së legenit. Kirurgët e tjerë në të njëjtin spital e përdorën gjakun në 70 për qind të operacioneve të kyçit të kockës së legenit.

Përfaqësimi i Dëshmitarëve të Jehovait

Në këndin e Dëshmitarëve të Jehovait ishte vënë në dispozicion informacion rreth shumë alternativave dhe metodave të tilla. Një afishe tregonte se 120 qendra mjekësore përreth botës sigurojnë tani trajtim mjekësor pa gjak dhe fletushka të shtypura përmbanin përmbledhje nga rreth 1.000 artikuj mjekësorë. U paraqit informacion që tregonte metoda të ndryshme të shmangies së transfuzionit të gjakut, teknika që mund të përdoren përpara, gjatë dhe pas operacionit.

Reagimi qe shumë i mirë. Gjatë kongresit, Dëshmitarët që ishin te këndi i informacionit folën me rreth 480 mjekë, shumë prej të cilëve u kthyen për të marrë më shumë informacion, madje duke sjellë me vete edhe kolegë. Një profesor i anesteziologjisë dhe kirurgjisë nga Kalifornia komentoi: «Kjo është mbresëlënëse.» Një profesor nga Gjermania tha: «Unë mund ta përdor këtë informacion në arsimimin e studentëve të mi.» Një mjek që përfaqësonte qendrën më të madhe të konservimit të gjakut në Kinë vërejti: «Kemi jashtëzakonisht nevojë për një informacion të tillë, për shkak të sasive të pakta të rezervave të gjakut.»

Ditën pasi mori fletushkën e shtypur, drejtuesi i qendrës së konservimit të gjakut në një spital të Norvegjisë u kthye dhe tha: «A mund të marr dy a tri të tjera? Do t’ua jap kirurgëve dhe anesteziologëve dhe do t’u them që t’i përdorin këto metoda për të pakësuar ose për të shmangur përdorimin e transfuzioneve të gjakut në lidhje me operacionet.» Një mjek tjetër tha: «Ky është këndi më interesant në kongres.»

Përreth globit, Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë aktivë duke ndihmuar persona të veçantë të gjejnë mjekë që munden dhe që i kurojnë pacientët pa transfuzione gjaku. Dëshmitarët, gjithashtu, kanë vënë në dispozicion informacion të kohëve të fundit mbi alternativat mjekësore ndaj transfuzionit të gjakut. Në kongres, qindra mjekë, ku përfshiheshin si kirurgë, edhe pjesëtarë të tjerë të personelit mjekësor, nga një numër i madh vendesh, shprehën interes për një informacion të tillë. Kjo gjë duhet të ketë një ndikim pozitiv, ndërkohë që këta individë të veçantë përpiqen të përdorin procedurat dhe prodhimet e shumta që e bëjnë të panevojshëm transfuzionin e gjakut.

[Shënimi]

a Për arsye fetare, Dëshmitarët e Jehovait nuk bëjnë transfuzion gjaku, duke kërkuar në vend të tij trajtim alternativ mjekësor pa gjak. (Veprat 15:28, 29) Për informacion mbi përsenë dhe arsyetueshmërinë e kësaj gjëje, shikoni Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo