BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/99 f. 9-10
  • Mund ta zgjedhim të ardhmen tonë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mund ta zgjedhim të ardhmen tonë
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Fati dhe vullneti i lirë
  • Shkaku dhe pasoja
  • Cila do të jetë e ardhmja juaj?
  • Në kërkim të fatit të njeriut
    Zgjohuni!—1999
  • E ardhmja jote, zgjedhja jote
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Cila do të jetë e ardhmja jote?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Është fat apo thjesht rastësi?
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 8/99 f. 9-10

Mund ta zgjedhim të ardhmen tonë

NDONËSE konsiderohej «një arritje e madhe intelektuale në mbarë botën e lashtë», parashikimi i së ardhmes, siç vëren arkeologia Zhon Oates, ishte «një art që përçmohej nga profetët hebrenj». Përse?

Megjithëse ishin të rrethuar nga kombe që kishin një pikëpamje fataliste për jetën, izraelitët e lashtë nuk e pranuan idenë e një force të verbër që modelonte jetën e tyre. Në udhëzimet që i kishte dhënë kombit, Perëndia kishte thënë: «Nuk duhet të gjendet te ti . . . askush që përdor fallin, ndonjë praktikues magjie, as ndonjë që kërkon ogure, as ndonjë shtrigan, as . . . ndonjë që ka për zanat të parashikojë ngjarjet.»—Ligji i përtërirë 18:10, 11, BR.

Izraelitët mund të ishin të sigurt rreth së ardhmes, pa pasur nevojë për idenë e fatit dhe pa iu drejtuar parashikuesve. Duke shpjeguar arsyen e kësaj, enciklopedia katolike franceze Théo thotë se kombi besonte që «njeriu dhe bota nuk ishin pre e ndonjë force të verbër. Perëndia kishte një qëllim për njeriun». Cili ishte ky qëllim?

Fati dhe vullneti i lirë

Perëndia u premtoi izraelitëve paqe dhe mirëqenie, nëse do të ishin të bindur ndaj ligjeve të tij. (Levitiku 26:3-6) Veç kësaj, ata i kishin shpresat te një Mesi, i cili do të vendoste kushte të drejta mbi tokë. (Isaia, kapitulli 11) Megjithatë, fakti që Perëndia premtoi këto gjëra nuk do të thoshte se individët thjesht mund të rrinin duarkryq e të prisnin që gjërat të ndodhnin. Përkundrazi, atyre u ishte thënë: «Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde.»—Predikuesi 9:10.

Këtu luante një rol kryesor ideja e vullnetit të lirë. Izraelitët ishin të lirë t’i shërbenin Perëndisë dhe të modelonin të ardhmen e tyre. Perëndia u premtoi: «Në rast se do t’i bindeni me kujdes urdhërimeve të mia që ju jap sot, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, do të ndodhë që unë do t’i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit, që ti të mbledhësh grurin, verën dhe vajin tënd.» (Ligji i përtërirë 11:13, 14) Bekimet e Perëndisë vinin mbi Izraelin, kur ata ishin të bindur.

Tamam para se të hynin në tokën që u kishte premtuar, Perëndia i parashtroi kombit të Izraelit një zgjedhje: «Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen.» (Ligji i përtërirë 30:15) E ardhmja e çdo personi varej nga veprimet dhe vendimet e veta. T’i shërbeje Perëndisë nënkuptonte jetë dhe bekime, ndërsa refuzimi për të vepruar kështu nënkuptonte mjerime. Por, ç’të themi për sot?

Shkaku dhe pasoja

Ne kushtëzohemi nga një sërë ligjesh natyrore, që janë vendosur për të mirën tonë. Një prej tyre është ligji i shkakut dhe pasojës ose, siç shprehet në Bibël: «Ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.» (Galatasve 6:7) Pasi e pranojmë këtë parim, ne mund të analizojmë mundësinë e ndodhjes së disa ngjarjeve në të ardhmen.

Nëse e ngasim makinën pa kujdes me shpejtësi të madhe, ka më shumë të ngjarë të na ndodhë një aksident, sesa kur e ngasim me kujdes. Nëse pimë duhan, kemi më shumë mundësi të sëmuremi me kancer, sesa kur nuk e pimë. Vërtet, ngjarje të tilla, si sulmet terroriste të përmendura në artikullin hapës të kësaj serie, duket se është e pamundur të na ngjasin dhe do të ishte e kotë të llogaritnim mundësinë e ndodhjes së tyre. Megjithatë, kapja pas idesë së fatit nuk do të na nxjerrë asgjëkundi. Ajo nuk e ndriçon të tashmen ose të ardhmen. Besimi te diçka e rreme nuk jep asnjë siguri të vërtetë për të ardhmen. Po ashtu, as të mendosh se çdo ngjarje përcaktohet nga Perëndia.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

E ardhmja jonë nuk është shkruar paraprakisht, por merr formë nga e tashmja. Edhe pse jeta është një dhuratë nga Perëndia, Bibla tregon qartë se ne kemi një rol kyç në përcaktimin e së tashmes dhe të së ardhmes sonë. Fakti që mund të zgjedhim ose që ta bëjmë Perëndinë të lumtur, ose, në të kundërtën, që ta hidhërojmë, tregon se Ai na ka dhënë një masë kontrolli mbi jetën tonë.—Zanafilla 6:6; Psalmi 78:40; Fjalët e urta 27:11.

Veç kësaj, Shkrimet e Shenjta theksojnë shumë shpesh se e ardhmja jonë është e lidhur me qëndrueshmërinë tonë dhe drejtimin që zgjedhim në jetë, gjë që zor se do të kishte ndonjë kuptim nëse gjërat tashmë do të ishin të paracaktura. (Mateu 24:13; Luka 10:25-28) Nëse zgjedhim, pra, të jemi të bindur dhe besnikë ndaj Perëndisë, ç’të ardhme mund të presim?

Bibla zbulon se njerëzimi ka një të ardhme shumë të shkëlqyer. Toka do të transformohet në një parajsë, ku do të mbizotërojnë paqja dhe siguria. (Psalmi 37:9-11; 46:8, 9) Kjo e ardhme është e sigurt, pasi Krijuesi i plotfuqishëm do t’i përmbushë premtimet e tij. (Isaia 55:11) Por bekimi me jetën në Parajsë nuk varet nga fati. Këtë të ardhme do ta gëzojmë si rezultat i bërjes në mënyrë të bindur të vullnetit të Perëndisë në këtë kohë. (2. Thesalonikasve 1:6-8; Zbulesa 7:14, 15) Perëndia na ka dhënë vullnet të lirë dhe na inkurajon: ‘Zgjidhni jetën që të mund të jetoni.’ (Ligji i përtërirë 30:19) Cila do të jetë zgjedhja jote? Në vend se në duart e fatit, e ardhmja është në duart e tua.

[Figurat në faqen 10]

Perëndia ka për qëllim një të ardhme të mrekullueshme për njerëzimin e bindur

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo