BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/99 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2000
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 9/99 f. 30

Nga lexuesit tanë

Jo antisemitikë Ju falënderoj që nuk i fshihni ato gjëra që keni thënë, për të cilat ju vjen keq që kanë dhënë një përshtypje të gabuar. Edhe pse do të më pëlqente që të kisha lexuar një shfajësim për këtë pohim, shpjegimi juaj lidhur me rrethanat e asaj veprimtarie ishte i kënaqshëm. Ju lutem vazhdojeni punën tuaj të shkëlqyer, duke e ditur se lexuesit tuaj e çmojnë thellësinë dhe ndershmërinë e Zgjohuni!

U. H., Shtetet e Bashkuara

Lexuesi u referohet pohimeve në «Deklaratën e Fakteve», një rezolutë e miratuar më 1933 në një kongres në Berlin, Gjermani. (Shiko «Dëshmitarët e Jehovait: Të guximshëm përballë rrezikut nazist», në numrin e ‘Zgjohuni!’ të korrikut 1998) Siç vërente artikulli, asgjë e thënë në deklaratën e vitit 1933 nuk kishte për qëllim të shprehte ose të justifikonte armiqësinë kundrejt hebrenjve dhe na vjen keq nëse disa pohime japin këtë përshtypje sot. Nëse ndokush kohë më parë, në vitet 30, do ta interpretonte «Deklaratën e Fakteve» si të nënkuptonte që Dëshmitarët e Jehovait ishin antisemitikë, kjo përshtypje e gabuar mund të korrigjohej lehtësisht duke vërejtur veprimet e guximshme dhe të dhembshura të Dëshmitarëve të ndryshëm në favor të hebrenjve. Për më tepër, botimet e Shoqatës Watch Tower ishin ndër të parat që demaskuan dhe shprehën zemërimin për trajtimin që u bëhej hebrenjve në Evropë.—BOT.

Rritja e shtatë bijve Nuk mund të rrija pa ju falënderuar për artikullin «Sfidat dhe bekimet e rritjes së shtatë bijve». (janar 1999) Kam provuar se të rritësh një adoleshent është vërtet një sfidë, veçanërisht duke qenë e ve. Vetëm pasi lexova këtë artikull e kuptova se ka shumë mundësi që t’ia dal mbanë në këtë periudhë të jetës së fëmijëve të mi.

A. R., Shtetet e Bashkuara

Unë, gjithashtu, vij nga një familje me shtatë fëmijë. Deri këto kohët e fundit, ne kemi qenë duke i shërbyer Jehovait së bashku. Mirëpo, rreth gjashtë muaj më parë, një nga motrat e mia më të vogla u përjashtua. Kur e pashë në fillim artikullin, nuk doja që ta lexoja historinë e një familjeje të suksesshme. U luta që të mund të përfitoja nga artikulli pa u ndjerë ziliqare. U inkurajova shumë kur mësova se ekziston një familje që ka pasur përvoja të ngjashme me tonat dhe se Jehovai interesohet për situatën tonë. Dua t’i falënderoj Dikmenët që kanë ndarë me ne historinë e jetës së tyre. Jam e sigurt se prindërit e mi dhe motrat e vëllezërit e mi më të vegjël i ka inkurajuar dhe ngushëlluar shumë ky artikull.

V. Y., Japoni

Shenjat në fytyrë Ju falënderojmë nga zemra për artikullin «Shenjat në fytyrë: ‘Karta nigeriane e Identitetit’ që po zhduket». (janar 1999) Im shoq dhe unë kemi miq nga Afrika, të cilët kanë shenja në fytyrë dhe ne pyesnim veten çfarë ishin ato. Artikulli juaj i dha përgjigje pyetjes sonë.

M. V., Itali

Luanët Faleminderit për artikullin «Luanët: Macet hijerënda me krifë të Afrikës». (22 janar 1999, anglisht) Ky artikull ishte shumë i rëndësishëm për mua, pasi luanët më kanë pëlqyer prej vitesh. I admiroj shumë, sepse janë të bukur dhe të guximshëm. Një ditë do të dua të jem bashkë me ‘luanin e vogël me krifë’—Isaia 11:6-9, BR.

E. A. S., Brazil

Bimë kundër ndotjes Artikulli i vogël «Bimë kundër ndotjes» (22 janar 1999, anglisht) ishte vërtet i jashtëzakonshëm. Informacioni provonte përtej çdo dyshimi se duhet të ekzistojë një Krijues i dashur, i kujdesshëm dhe inteligjent. Ai informacion tregonte se Jehovai e ka krijuar tokën në një mënyrë që ajo të kujdeset për veten, madje edhe kur kërcënohet nga përpjekjet e njeriut për ta shkatërruar. Artikulli, gjithashtu, forcoi shpresën time për të jetuar në Parajsën që premtoi Jezui në Lukën 23:43.

R. J., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo