BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/00 f. 31
  • Kirurgji pa gjak: Një histori e suksesshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kirurgji pa gjak: Një histori e suksesshme
  • Zgjohuni!—2000
  • Material i ngjashëm
  • Mjekësia dhe kirurgjia pa gjak​—Gjithnjë e më e kërkuar
    Zgjohuni!—2000
  • Kirurgjia pa gjak: Dobitë e saj bëhen të njohura
    Zgjohuni!—1998
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2000
  • Alternativa me cilësi ndaj transfuzionit
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2000
g 9/00 f. 31

Kirurgji pa gjak: Një histori e suksesshme

Pas daljes së numrit të Zgjohuni! të janarit 2000 rreth çështjes së mjekësisë dhe kirurgjisë pa gjak, botuesit morën këtë letër inkurajuese.

«Ky numër i revistës Zgjohuni! na solli ndër mend kujtimet e një situate që kemi përballuar im shoq dhe unë me vajzën tonë, Zhanisën. Pak pas lindjes asaj iu diagnostikuan pesë defekte në zemër, më i rëndi nga të cilët ishte zhvendosja e arterieve të mëdha.a Meqë ishte e nevojshme të operohej, gjetëm një kirurg të zemrës pediatër në Bufalo, Nju-Jork, SHBA, i cili ishte i gatshëm të operonte pa gjak.

Në moshën katërmuajshe Zhanisa pati operacionin e parë​—një operacion me zemër të mbyllur, për t’i kufizuar pjesërisht rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Pesë muaj më pas, bëri një operacion të dytë​—kësaj here operacion me zemër të hapur, me synimin për ta drejtuar siç duhej rrjedhjen e gjakut. Që të dyja operacionet u kryen pa gjak dhe dolën me sukses të plotë!

Zhanisa tani është 17 vjeçe dhe gëzon shëndet shumë të mirë. U jemi mirënjohës atyre kirurgëve të guximshëm që janë të gatshëm të respektojnë qëndrimin tonë në lidhje me gjakun. Vërtet, ata janë siç i quani në numrin e janarit, ‘pionierë të mjekësisë’. Në përgjigje të pyetjes së ngritur në atë revistë: ‘A është kirurgjia pa gjak një alternativë e sigurt?’ ne mund të përgjigjemi me bindje se patjetër që po!»

[Shënimi]

a Në këtë gjendje, aorta dhe arteria mushkërore kanë shkëmbyer pozicion. Kështu, gjaku i pasur me oksigjen që duhet çuar në gjithë trupin shkon vetëm në mushkëri. Për një rast të ngjashëm flitej në numrin tonë të 8 prillit 1986, faqe 18-20, anglisht.

[Figura në faqen 31]

Pas operacioneve

[Figura në faqen 31]

Zhanisa dhe prindërit e saj sot

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo