BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/00 f. 3-4
  • I madhërishmi univers: Rezultat i rastësisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • I madhërishmi univers: Rezultat i rastësisë?
  • Zgjohuni!—2000
  • Material i ngjashëm
  • Universi ynë marramendës
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
  • Si erdhi universi ynë këtu?: Debati
    A ka një Krijues që interesohet për ju?
  • Univers plot surpriza
    Zgjohuni!—2009
  • Çfarë na tregon universi?
    Zgjohuni!—2021
Shih më tepër
Zgjohuni!—2000
g 10/00 f. 3-4

I madhërishmi univers: Rezultat i rastësisë?

DISA njerëz thonë: ‘Po, universi ynë është krejt punë rastësie.’ Të tjerë, veçanërisht ata që janë fetarë, nuk janë të këtij mendimi. E disa të tjerë thjesht nuk janë të sigurt. Çfarë besoni ju?

Cilado qoftë pikëpamja juaj, pa dyshim që jeni dakord se universi ynë është një mrekulli. Mendoni pak për galaktikat. Është përllogaritur se në universin që mund të vëzhgojmë ekzistojnë rreth 100 miliardë galaktika. Çdonjëra është një grupim prej më pak se një miliard deri në më shumë se një trilion yjesh.

Shumica e galaktikave janë grupuar në grumbuj galaktikash, të cilat përbëhen nga disa dhjetëra deri në mijëra galaktika. Për shembull, galaktika fqinje, Andromeda, është përshkruar si binjakja e galaktikës sonë Udha e Qumështit. Këto dy sisteme yjore gjigante janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet forcës së rëndesës. Bashkë me një numër të vogël galaktikash të tjera fqinje, ato përbëjnë një pjesë të një grumbulli galaktikash.

Universi përbëhet nga një numër i pallogaritshëm grumbuj galaktikash. Disa grumbuj galaktikash janë të lidhura nëpërmjet forcës së rëndesës me grumbuj të tjerë, duke formuar supergrumbuj. Por nga ky rang e më tej forca e rëndesës e humbet fuqinë e saj. Shkencëtarët zbulojnë se supergrumbujt po largohen nga njëri-tjetri. Me fjalë të tjera, universi po zgjerohet. Ky zbulim mahnitës të lë të kuptosh se ka pasur një fillim kur universi ka qenë në një gjendje me madhësi dhe dendësi shumë më të vogël. Lindjes së universit i referohen shpesh si big-bengu.

Disa shkencëtarë kanë dyshime mjaft të mëdha rreth faktit nëse njeriu do të jetë ndonjëherë në gjendje të zbulojë se si lindi universi. Të tjerë hamenden rreth mënyrave se si mund të ketë ardhur në ekzistencë universi ynë pa një shkak inteligjent. Revista Scientific American, në numrin e saj të janarit 1999, trajtonte temën «Si zuri fill universi?». Tanimë ka dalë se disa nga teoritë e shkencëtarëve janë të mangëta. «Mjerisht,​—thuhet në revistë,​—mund të jetë tepër e vështirë . . . që astronomët të provojnë ndonjë nga këto ide.»

Ideja që universi është rezultat i rastësisë kërkon të besosh në ato që shkencëtarët i përshkruajnë si shumë «aksidente të rastësishme» ose «shanse». Për shembull, universi përbëhet nga një bollëk i atomeve më të thjeshta​—hidrogjenit dhe heliumit. Mirëpo jeta kërkon jo vetëm hidrogjen, por edhe një bollëk atomesh më komplekse, sidomos karbon dhe oksigjen. Shkencëtarët vritnin mendjen se nga vijnë këto atome të çmuara.

A është thjesht një shans që atomet komplekse, të nevojshme për të mbështetur jetën prodhohen brenda disa yjeve gjigante? Veç kësaj, a ndodh thjesht rastësisht që disa nga këto yje gjigante shpërthejnë si supernova, duke nxjerrë jashtë thesarin e tyre të çmuar me atome të rralla? Sër Fred Hoil, i cili ishte i përfshirë në bërjen e këtyre zbulimeve, tha: «Nuk besoj se ndonjë nga shkencëtarët që ka shqyrtuar dëshmitë të mos arrijë në përfundimin që ligjet e fizikës bërthamore janë projektuar me kujdes.»

Le t’i hedhim, pra, një vështrim më nga afër çështjes se nga është formuar universi ynë.

[Kutia dhe figura në faqen 4]

TEORIA E ZGJERIMIT

Disa shkencëtarë mendojnë se karakteristika të caktuara të universit të hershëm të tilla, si shpejtësia e saktë e zgjerimit të tij, mund të shpjegohen pa pasur nevojë për një shkak inteligjent. Ata i referohen një teorie të quajtur zgjerim. Megjithatë, teoria e universit zgjerues nuk trajton çështjen e origjinës. Ajo kërkon të besosh se ekzistonte paraprakisht diçka, nga e cila lindi rastësisht universi ynë.

Sipas teorisë së zgjerimit, universi u rrit në më pak se një sekondë nga një madhësi më e vogël se ajo e atomit në një madhësi më të madhe se ajo e galaktikës tonë. Thuhet se që nga ajo kohë universi ka vazhduar të zgjerohet me një shpejtësi normale, më të vogël. Sot, pjesa e dukshme e universit tonë konsiderohet si një pjesëz e vogël e një universi më të madh. Krijuesit e teorisë së zgjerimit pohojnë që ndonëse universi i dukshëm ka të njëjtën pamje të rregullt në të gjitha drejtimet, pjesa më e madhe, ajo e padukshme, mund të jetë e ndryshme, madje kaotike. «Nga vrojtimet nuk mund të merret kurrë ndonjë provë për zgjerimin»,​—thotë astrofizikani Xhefri Bërbixh. Në fakt, teoria e zgjerimit bie në kundërshtim me ecuritë e reja të dëshmive të marra nga vrojtimet. Tanimë është kuptuar se sikur kjo teori të ishte e vërtetë, do të duhej të ekzistonte një forcë e re e hamendshme antigravitacionale. Një shkencëtar, Hauard Xhorxhi, i Universitetit të Harvardit, e përshkroi zgjerimin si «një lloj i habitshëm miti shkencor, i cili është të shumtën po aq me vlerë sa çfarëdo mit tjetër rreth krijimit që kam dëgjuar».

[Figura në faqen 3]

Thuajse çdo objekt në këtë pamje nga teleskopi hapësinor Habëll është një galaktikë

[Burimi]

Faqet 3 dhe 4 (e turbullt): Robert Williams and the Hubble Deep Field Team (STScI) and NASA

[Figurat në faqen 4]

«Ligjet e fizikës bërthamore janë projektuar me kujdes.»​—Sër Fred Hoil, i treguar me supernovën 1987A

[Burimet]

Dr. Christopher Burrows, ESA/STScI and NASA

Foto me mirësjelljen e N. C. Wickramasinghe

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo