BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/00 f. 12-14
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Zgjohuni!—2000
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjet e pyetësorit
  • A e dini?
    Zgjohuni!—2004
  • Fjalëkryq
    Zgjohuni!—2004
  • Fjalëkryqi
    Zgjohuni!—1998
  • A e dini?
    Zgjohuni!—1997
Shih më tepër
Zgjohuni!—2000
g 10/00 f. 12-14

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 14. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)

1. Çfarë kërkonte Jehovai që t’i ofrohej, pavarësisht nëse oferta ishte njeri, kafshë a prodhime bujqësore? (Fjalët e urta 3:9)

2. Cila vegël bujqësore, siç thoshte Jehovai në Ligj, mund të përdorej në mënyrë të gabuar si armë? (Eksodi 21:18, BR)

3. Në përgatitje për ndërtimin e tempullit, çfarë pune u caktoi mbreti David banorëve të huaj? (1 Kronikave 22:2)

4. Gjatë rrugës për në Emaus, kush hodhi idenë që Jezui, meqë dukej se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur në Jerusalem, mund të ishte një banor i ardhur? (Luka 24:18)

5. Kush radhitet gjithnjë si i dyti i bijve të Noes, ndonëse mund të ketë qenë më i vogli? (Zanafilla 5:32)

6. Cili nga priftërinjtë që rridhnin nga Aaroni shquhej si kopist ekspert dhe mësues i Ligjit? (Nehemia 8:13)

7. Sipas Ligjit të përtërirë 21:20, 21, për çfarë gjërash do të vritej me gurë një bir i pandreqshëm?

8. Për çfarë gjërash të kundërta, që lidheshin me adhurimin e izraelitëve, njihet muaji i Bulit, muaji i tetë i kalendarit të shenjtë hebre? (1 Mbretërve 6:38; 12:26-33)

9. Cila lëndë e zakonshme u bë simbol i stabilitetit dhe i qëndrueshmërisë? (Numrat 18:19)

10. Ç’gjë i dha të kuptonte vëllait të madh të birit plëngprishës se në shtëpi po ndodhte diçka e pazakontë? (Luka 15:25)

11. Ku e derdhi engjëlli i shtatë kupën e zemërimit të Perëndisë? (Zbulesa 16:17)

12. Cili vend ishte kufiri lindor i perandorisë së mbretit pers Asuero? (Estera 1:1)

13. Cilët pa Gjoni në vizion të ulur në frone përqark fronit të Jehovait? (Zbulesa 4:4)

14. Si i quajti Jezui farisenjtë e dhënë pas traditave? (Mateu 15:14)

15. Si e quanin njerëzit e kohëve të lashta detin Mesdhe që nga koha e Moisiut e tutje? (Numrat 34:6)

16. Ç’po bënte eunuku etiopas kur Filipi iu afrua karrocës së tij? (Veprat 8:28)

17. Çfarë bëhej për të treguar se një skllav hebre nuk donte të ishte i lirë e të largohej nga pronari i tij? (Eksodi 21:6)

18. Ku e shpuri samaritani i mirë izraelitin gjysmë të vdekur që gjeti rrugës? (Luka 10:34)

19. Kush qe mbreti i parë i drejtë që sundoi mbi mbretërinë e Judës? (1 Mbretërve 15:11)

20. Kush ishte mjeshtri dhe ndërtuesi kryesor i tabernakullit dhe kush ishte ndihmësi i tij kryesor? (Eksodi 31:2-6)

21. Ç’lloj marrëdhënieje thuhet se ka Jezui me kongregacionin e krishterë, duke theksuar kështu kryesinë dhe kujdesin e tij të dashur? (Efesianëve 5:22, 23; Zbulesa 21:2)

22. Cila grua e shquar dëgjoi mbrojtjen e Pavlit në Aeropagun e Athinës dhe u bë besimtare? (Veprat 17:33, 34)

23. Çfarë tha guvernatori Fest se po i bënin «mësimet e shumta» Pavlit? (Veprat 26:24)

24. I hipur mbi çfarë kafshe hyri Jezui triumfalisht në Jerusalem? (Gjoni 12:14, 15)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Prodhimet ose frytet e para

2. Shata

3. Të latonin gurë

4. Kleopa

5. Kami

6. Ezdra

7. Grykësi dhe dehje

8. Solomoni përfundoi ndërtimin e tempullit në Jerusalem; Jeroboami e bëri atë në mënyrë arbitrare një muaj feste në mbretërinë veriore, për të larguar vëmendjen e popullit nga Jerusalemi dhe nga festat që bëheshin atje

9. Kripa

10. «Dëgjoi këngë e valle»

11. «Në ajër»

12. India

13. Njëzet e katër pleq

14. «Udhërrëfyes të verbër»

15. Deti i Madh

16. Po lexonte profecinë e Isaisë

17. I shpohej veshi me një fëndyell

18. Në një han

19. Asa

20. Betsaleli, Oholiabi

21. Si të një bashkëshorti

22. Damaris

23. Po e bënin të luante mendsh

24. Një kërriç gomarice

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo