BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/01 f. 26-27
  • Skulpturat e ndryshueshme të Namibisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Skulpturat e ndryshueshme të Namibisë
  • Zgjohuni!—2001
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Artistë të tjerë në punë
  • Një artiste tekanjoze
  • Mrekullia e rërës
    Zgjohuni!—2003
  • Dunat bregdetare mbresëlënëse të Polonisë
    Zgjohuni!—2004
  • Njihu me të pakapshmen mace të rërës
    Zgjohuni!—2013
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—2001
g 3/01 f. 26-27

Skulpturat e ndryshueshme të Namibisë

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË AFRIKËN E JUGUT

STILI i artistit është gjithnjë në ndryshim e, prapëseprapë, përfundimi është i kënaqshëm. Mjeti është rëra. Artisti? Era, e cila modelon dunat e ndryshueshme të rërës, duke u dhënë forma karakteristike. Ndoshta më e njohura është forma gjysmëhënë. Ajo anë e «skulpturës» që është përballë erës ka një pjerrësi të shkallëshkallëshme. Ana që nuk e zë era është më e rrëpirët dhe më e shkurtër. Kreshta e dunës duket e mprehtë thikë, ndonëse tehu i saj është paksa i topitur si nga një shkelmim i lehtë.

Shkretëtira e Namíbit në Afrikën Jugperëndimore është një vend i mirë për të kundruar këto skulptura të ndryshueshme. Në të ndodhen disa nga dunat më të larta në botë, që arrijnë lartësi më shumë se 400 metra. Megjithatë, në këtë rajon, Namíbi është më e vogël se shkretëtirat e mëdha të botës. Nga Oqeani Atlantik, ajo shtrihet shumë-shumë deri në 160 kilometra në brendësi të kontinentit dhe është e gjatë 1.900 kilometra.

Artistë të tjerë në punë

Era nuk është e vetmja artiste që paraqet veprat e saj në këtë ‘galeri arti’ të largët. Një vëzhgim më nga afër i dunave jep dëshmi të vizatimeve karakteristike të artistëve të tjerë. Për shembull, mund të shihni diçka që ngjan si zinxhir i gjatë, i hollë, i hedhur shkujdesur mes rërës. Nëse pritni një copë herë të mirë, mund t’i shihni, madje, këta artistë në punë. «Zinxhiri» është bërë prej gjurmëve që lënë brumbujt teksa kalojnë natën nëpër rërë. Jo larg ‘zinxhirit të artë’ është një rresht simetrik me disa si gropa të vockla në rërë. Edhe këto janë gjurmë, që i ka lënë hundëgjati kërcyes, i cili shkon duke u hedhur pupthi për në vendmbërritjen e tij. Papritmas e kupton se në këtë galeri arti të largët, në dukje të shkretë, gëlon jeta.

Nga veriu, përgjatë Bregut të Skeletit, mund të shihni veprën e artistëve të tjerë të shkretëtirës. Ata punojnë trashë me rërën dhe fryti i punës së tyre është gati-gati një lëmsh. Shihni! Ja tek po vijnë, duke hovur mbi dunë. Një gjë është e sigurt: u pëlqen veprimtaria e tyre krijuese. Këto krijesa të mëdha vrapojnë tatëpjetë dunës me një shpejtësi të habitshme, duke hedhur rërë në të gjitha anët. Nuk mjaftohen me vrapimin, por edhe rrëshqasin, duke i tërhequr zvarrë këmbët e mbrapme dhe duke hapur brazda në rërë. Turren drejt një grope me ujë aty afër, kërcejnë brenda dhe luajnë gjithë qejf si fëmijë të lumtur. Këta artistë—elefantët afrikanë—peshojnë afro gjashtë ton secili.

Një tjetër artist i pazakontë që punon në një mënyrë të çuditshme, ndonëse jo aq pa kujdes, është nepërka peringuei. Punimi i saj grafik mbi rërë duket si një seri shkopinjsh të përdredhur. Gjarpri i lë këto gjurmë mbrapa tij teksa shtyhet përpara me një stil të veçantë, duke i marrë kthesat tërthorazi. Papandehur gjurmët përfundojnë dhe nuk ka asnjë shenjë të nepërkës. Ku shkoi? Nëse vëreni me shumë kujdes, mund të shihni dy sy të ngushtë që ju vëzhgojnë përmes rërës. Pjesa tjetër e gjarprit është e zhytur krejt në rërë. I maskuar në këtë mënyrë, ai pret me durim ushqimin—zakonisht ndonjë hardhucë që kalon andej.

Njëri nga vizatimet mbi rërë ndoshta nuk është edhe aq i këndshëm nga ana artistike. Shihen gjurmë të gjera rrotash, që i kanë lënë triçíklet e projektuara në mënyrë të posaçme për të përshkuar këtë terren. Edhe njeriu ka lënë shenjën e tij.

Një artiste tekanjoze

Shumë artistë të tjerë, aq shumë sa nuk i përmend dot, lënë vulën e tyre mbi këto duna rëre. Këtu futen rinoqerontët, luanët, gjirafat dhe çakejtë, të cilët mund të shihen në rezervatin e Bregut të Skeletit e gjetkë.

Por era është artistja kryesore. Ajo përcakton pamjen e përgjithshme të galerisë dhe i rivendos format siç i pëlqen. Bën ndryshime pareshtur. Nëse riktheheni në këtë galeri pas një viti, mund të vëreni që gjatë mungesës suaj disa nga dunat janë çuar të paktën 30 metra larg! Ja çfarë mund të bëjnë erërat e Namibisë.

[Harta në faqen 27]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

AFRIKA

NAMIBIA

[Figura në faqen 26]

Hundëgjati kërcyes

[Burimi i figurës në faqen 26]

Des dhe Xhen Bartlet

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo