BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/01 f. 3
  • Burgje në krizë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Burgje në krizë
  • Zgjohuni!—2001
  • Material i ngjashëm
  • A është zgjidhja pjesë e problemit?
    Zgjohuni!—2001
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2002
  • A ka zgjidhje problemi i krimeve?
    Zgjohuni!—2008
  • «A mund të riedukohen të burgosurit?»
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—2001
g 5/01 f. 3

Burgje në krizë

«Të ndërtosh më shumë burgje për të trajtuar çështjen e krimit është si të ndërtosh më shumë varreza për të trajtuar një sëmundje vdekjeprurëse.»—ROBERT GENXHI, EKSPERT NË FUSHËN E EDUKIMIT.

NË NJË BOTË ku edukimi politik shpesh mbulon anën e errët të realitetit, i kemi zbutur alternativat për fjalën e rëndë «burg». Në vend të kësaj parapëlqejmë «vend disiplinimi» ose «vend edukimi», ku sigurohet «kualifikim profesional» dhe «shërbime sociale». Madje jemi më shumë për termin «i kufizuar» sesa për fjalën çnjerëzuese «i burgosur». Megjithatë, shihni nën lustrën e jashtme dhe do të kuptoni se sot burgjet po përballojnë probleme serioze të tilla, si kostoja tejet e lartë e mbajtjes së kriminelëve pas hekurave dhe humnera gjithnjë e më e madhe ndërmjet synimeve të burgimit dhe përfundimeve reale.

Disa njerëz e vënë në dyshim efektshmërinë e burgjeve. Ata vërejnë se ndërkohë që numri i të burgosurve në të gjithë botën ka arritur në më shumë se tetë milionë, raporti i krimit në shumë vende nuk ka pësuar ndonjë rënie domethënëse. Për më tepër, ndërkohë që një numër i madh të burgosurish ndodhen në burg për krime që kanë të bëjnë me drogën, mundësia e sigurimit të drogave nëpër rrugë mbetet ende një shqetësim i madh.

Megjithatë, njerëzit, në përgjithësi, shohin si formë të parapëlqyer ndëshkimi burgimin. Ata mendojnë se kur fajtori burgoset, kështu zbatohet drejtësia. Një gazetare e përshkruan zellin për t’i çuar kriminelët pas hekurave si «mani për t’i kyçur».

Ka katër arsye kryesore përse futen në burg shkelësit e ligjit: (1) për t’i ndëshkuar fajtorët, (2) për të mbrojtur shoqërinë, (3) për të ndaluar krimet e tjera në të ardhmen dhe (4) për t’i rehabilituar kriminelët, duke i mësuar të jenë të bindur ndaj ligjit e të dobishëm pas lirimit. Le të shohim nëse burgjet po i plotësojnë këto objektiva.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo