BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/01 f. 18-19
  • Një mjeshtëri e pashoqe japoneze

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një mjeshtëri e pashoqe japoneze
  • Zgjohuni!—2001
  • Material i ngjashëm
  • Shtëpi me «pallto gëzofi»
    Zgjohuni!—2005
  • Bardha (e)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zeza (e)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kafja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Zgjohuni!—2001
g 5/01 f. 18-19

Një mjeshtëri e pashoqe japoneze

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË JAPONI

NJË pyll i dendur vesh malet Hakone, në afërsi të malit Fuxhijamë në Japoni. Duke marrë një udhë malore gjarpëruese që rrihet pak, mbërrijmë në një katund të vogël piktoresk të quajtur Hatajuku. Ky vend i qetë është vendlindja e josegit.

Fjala josegi në kuptimin e mirëfilltë do të thotë «ndërthurje copëzash druri». Veçoria dalluese e tij janë figurat gjeometrike në sipërfaqen e punimeve prej druri. Këto punime përfshijnë që nga shenjueset e thjeshta për libra deri te kutitë e mbyllura brenda njëra-tjetrës. Figurat janë të një shumëllojshmërie formash dhe ngjyrash. Kur marrim vesh që këto motive nuk janë të pikturuara, por janë krijuar duke ngjitur bashkë copa druri të ngjyrave të ndryshme, i shohim artikujt josegi me më shumë vlerësim.

Si është zhvilluar kjo mjeshtëri e pashoqe? Në vitet 1800, një artizani që quhej Nihei Ishikaua i lindi ideja të ngjiste me njëra-tjetrën copa druri të ngjyrave të ndryshme. Pastaj, duke prerë tërthorazi fletë të holla druri nga blloqet fillestare, bëri kuti dhe artikuj të tjerë me punim mozaik.

Më vonë u zhvillua një metodë më e efektshme për të bërë josegët. Ajo përfshinte zdrukthimin e blloqeve fillestare, duke nxjerrë kështu fletë druri të holla sa një fletë letre dhe ngjitjen e këtyre me njëra-tjetrën, për të krijuar copa druri më të trasha, si rimeso. Kjo metodë bëri të mundur punimin e suvenireve jo shumë të kushtueshme për ata që shkojnë në burimet e ujërave termale të Hakones aty afër.

Për të bërë josegët përdoren shumë lloje drurësh. Ngjyra e bardhë, për shembull, vjen nga fshikakuqi dhe nga thana, e verdha nga pema e vernikut dhe nga pema japoneze e dyllit, ngjyra kafe e çelët nga pema e qershisë dhe nga zelkova dhe e zeza nga pema-xhenxhefil.

Ndërsa vizitoni Hakonen, mund të keni kënaqësinë të blini josegi, si për shembull, pjata të vogla ose shenjuese librash, të cilat janë relativisht të lira. Edhe suvenire të tilla të vogla do t’ju sjellin në mend kujtime nga vizita në Hakone, në afërsi të malit të famshëm Fuxhijamë, si edhe nga vështrimi i shpejtë që i hodhët një mjeshtërie magjepsëse, e cila filloi më shumë se 150 vjet të shkuar.

[Kutia dhe figurat ne faqen 19]

PUNIMI I JOSEGIT

Artizani i josegit zdrukthon drurë të ngjyrave të ndryshme sipas trashësisë së dëshiruar. Më pas i ngjit fletët e drurit së bashku në shtresa. Anash fletëve të ngjitura shfaqet një motiv shumëngjyrësh. Artizani pastaj i pret tërthorazi fletët e ngjitura për të marrë shirita druri shtresa-shtresa, që futen në një kallëp të veçantë. (1) Pasi i lëmon shiritat me zdrukth, ai i heq nga kallëpi, i ngjit me njëra-tjetrën për të krijuar një motiv dhe i lidh me fill pambuku. Është formuar një bllok bazë për josegin.

Më tej, artizani ngjit sërish disa blloqe për të bërë një bllok më të madh. (2) Këtë e pret në copa të holla. (3) Pastaj i rregullon këto copa, në mënyrë që të krijojë një motiv edhe më të madh dhe i ngjit me njëra-tjetrën. Ky proces vazhdon derisa artizani të ketë bërë një pllakë të madhe që quhet tanegi ose copë prej druri.

Artizani ka tani një motiv bazë për produktin përfundimtar. (4) Ai ha me një zdrukth të posaçëm tanegin, duke formuar fletë të holla sa letra, që quhen zuku. (5) Pasi këto fletë janë shtrirë mirë, artizani është gati t’i zbukurojë punimet e tij prej druri me rimeson zuku.

[Figurat në faqen 18]

Motivet «josegi» nuk janë të pikturuara, por janë krijuar duke ngjitur bashkë copa druri të ngjyrave të ndryshme

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo