BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/01 f. 3
  • Njeriu kundër natyrës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njeriu kundër natyrës
  • Zgjohuni!—2001
  • Material i ngjashëm
  • Zinxhiri i ndërlikuar i jetës
    Zgjohuni!—2001
  • Lloje që rrezikojnë të zhduken
    Zgjohuni!—2005
  • Evolucioni​—Mitet dhe faktet
    A u krijua jeta?
  • A është evolucioni një fakt?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—2001
g 12/01 f. 3

Njeriu kundër natyrës

«Sot janë njerëzit ata që duhet të pranojnë përgjegjësinë për zhdukjen gjithnjë e në rritje të llojeve.»—XHEJN GUDALI, MBROJTËSE E MJEDISIT.

JETA në tokë është dinamike dhe e ndërthurur. Ne njerëzit jemi një pjesë thelbësore e saj. Varemi nga bota e gjallë për ushqim dhe ilaçe, për oksigjenin që thithim dhe për elementet që formojnë trupin tonë. Gjatë një dite të zakonshme, njerëzit në gjithë tokën shfrytëzojnë më shumë se 40.000 lloje të tjera gjallesash. Të gjitha llojet që gjenden në tokë thurin së bashku një zinxhir jete kompleks, mahnitës e të ndërlikuar.

Megjithatë, shumë specialistë që studiojnë këtë zinxhir kompleks mendojnë se ajo është bërë objekt sulmi. Ndoshta keni dëgjuar për rinoqerontët, tigrat, pandat dhe balenat që rrezikohen të zhduken. Disa shkencëtarë pohojnë se 50 për qind e të gjitha llojeve të bimëve e kafshëve mund të zhduken nga toka brenda 75 vjetëve. Kërkuesit kanë frikë se disa lloje mund të zhduken 10.000 herë më shpejt se sa ritmet natyrore të zhdukjes, siç i quajnë shkencëtarët. Një specialist llogarit se llojet po shfarosen me një ritëm mesatar një në çdo 10 deri 20 minuta.

Shkencëtarët besojnë se në të shkuarën e largët, zhdukja e llojeve ndodhte në përgjithësi për shkaqe natyrore. Por, ata thonë se shkaku kryesor i krizës së tanishme është i ndryshëm. Me sa duket, zhdukjet e sotme të llojeve shkaktohen nga veprimtaria e njeriut. Një shkencëtar e quajti njeriun «shfarosësin e llojeve».

A po shkaktojnë me të vërtetë veprimtaritë njerëzore këtë humbje dramatike të shumëllojshmërisë biologjike? Nëse po, si? A mund të mbijetojmë pa larminë e bukur të jetës në tokë? A po bëhet diçka për të ndalur këtë prirje, për të cilën shumë mendojnë se është një katastrofë zhdukjeje në botën e gjallë?

[Burimet e figurave në faqen 3]

OBSH

NOAA

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo