BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 8/02 f. 3-4
  • Bixhozi​—Një magjepsje globale

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bixhozi​—Një magjepsje globale
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • Shmangni grackën e bixhozit
    Zgjohuni!—2002
  • Çfarë të keqe ka bixhozi?
    Zgjohuni!—2002
  • A e dënon Bibla bixhozin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Bixhozi
    Zgjohuni!—2015
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 8/02 f. 3-4

Bixhozi​—Një magjepsje globale

XHONI, që u rrit në Skoci, ëndërronte të fitonte lotarinë: «Blija një biletë lotarie çdo javë,​—thotë ai.​—Kjo nuk më kushtonte shumë, por biletat më jepnin shpresën se do të fitoja çdo gjë që kisha dëshiruar në jetë.»

Kazushige që jeton në Japoni, vdiste për garat me kuaj. «Të vija baste me miqtë e mi në pistën e garës ishte shumë zbavitëse për mua dhe disa herë fitoja shuma të mëdha parash»,​—kujton ai.

«Bingoja ishte loja ime e preferuar,​—thotë Linda që jeton në Australi.​—Ky zakon më kushtonte rreth 30 dollarë në javë, por më pëlqente shumë emocioni i fortë që përjetoja kur fitoja.»

Xhoni, Kazushige dhe Linda e shihnin bixhozin si një formë zbavitjeje pothuajse të padëmshme. Qindra milionë njerëz përreth globit kanë të njëjtën pikëpamje. Një sondazh i bërë opinionit publik, në vitin 1999, tregoi se dy të tretat e amerikanëve e miratonin bixhozin. Në vitin 1998, bixhozçinjtë amerikanë shpenzuan në bixhozin e ligjshëm rreth 50 miliardë dollarë më shumë sesa shpenzuan për bileta kinemaje, për muzikë të regjistruar, për bileta në veprimtaritë sportive, për parqet e lojrave dhe lojrat në videokasetë, të marra këto së bashku.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, më shumë se 80 për qind e popullsisë australiane ka luajtur të paktën një herë bixhoz gjatë një viti, kurse 40 për qind ka luajtur çdo javë. Të rriturit në këtë vend harxhojnë në bixhoz mesatarisht më shumë se 400 dollarë çdo vit, rreth dyfishin e sasisë së shpenzuar nga evropianët ose amerikanët. Kështu australianët llogariten mes bixhozçinjve më të pasionuar në botë.

Shumë japonezë janë tepër të dhënë pas paçinkos, një lloj loje ngjashëm pinbollit, dhe harxhojnë miliarda euro në vit duke vënë baste në lojë. Çdo vit në Brazil shpenzohen në bixhoz të paktën 500.000.000 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave për biletat e lotarive. Por Brazilianët nuk janë të vetmit që jepen pas lotarive. Revista Public Gaming International, llogariti kohët e fundit se ka «306 lotari në 102 vende». Bixhozi i ka magjepsur vërtet njerëzit në një shkallë globale​—magjepsje kjo, siç thonë disa, që sjell përfitime të mëdha.

Sharon Sharpi, një përfaqësuese e Institutit të Studimit të Bixhozit Publik, thotë se në Shtetet e Bashkuara nga viti 1964 deri në vitin 1999, fitimet prej lotarisë «u shtuan fondeve të buxhetit të shtetit rreth 125 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave filloi të mblidhej që nga viti 1993». Shumë nga këto para u caktuan për programet e arsimimit publik, për parqet natyrore shtetërore dhe për të ndërtuar qendra sportive për qytetarët. Industria e bixhozit është edhe një punëdhënëse e fuqishme. Vetëm në Australi ajo punëson rreth 100.000 njerëz në më shumë se 7.000 aktivitete të ndryshme tregtare.

Kështu, përkrahësit e bixhozit pohojnë se bixhozi i ligjshëm jo vetëm që siguron mundësi për t’u zbavitur, por krijon edhe punë për të tjerët, siguron të ardhura nga taksat dhe përmirëson ekonominë në ato zona ku ajo është e dobët.

Prandaj shumë njerëz do të pyetnin: ‘Çfarë të keqe ka bixhozi?’ Përgjigjja e kësaj pyetjeje që trajtohet në artikullin vijues, ka shumë të ngjarë ta ndryshojë pikëpamjen tuaj për bixhozin.

[Figura në faqen 3]

Xhoni

[Figura në faqen 3]

Kazushige

[Figura në faqen 3]

Linda

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo